Në periudhën e fushatës për Referendumin “për” ose “kundër” ndryshimit të emrit, gjatë procesit për hyrje në NATO dhe BE, kur nëpër vendin po shpeshtohen protestat, gjuha e urrejtjes, marshimet për mbështetje ose bojkotim të Marrëveshjes me Greqinë…gazetare(ë)t qytetarë janë ata të cilët mund të kontribuojnë për ruajtjen e paqes dhe forcimin e proceseve demokratike. Siç e kanë shprehi të thonë CIVILët: Gazetarët qytetarë janë bartësit e gazetarisë që informon pa frikë dhe shërbime.
Civili u bën thirrje të gjithë qytetarëve, si dhe pjesëmarrësve dhe bashkëpunuesve nga seminaret për gazetari qytetare, si dhe të gjithë të interesuarve për monitorimin e Referendumit, të fotografojnë incizojnë dhe shënojnë. Ndryshimi është në duart tuaja!
Përmes gazetarisë qytetare, qytetarët kanë mundësi të bëhen kontrollues të punës së funksionarëve shtetëror dhe lokal dhe institucioneve, dhe të bëjnë presion që ata të punojnë sipas ligjeve, në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi. Civili garanton anonimitet të plotë dhe siguri për qytetarët të cilët nga arsye të caktuara dëshirojnë të mbeten anonimë. Shembull për këtë është një gazetar qytetar që deshi të mbetet anonim, dhe na dërgoi një video dëshmi nga dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11.12.2016. Në bisedë me një qytetar i cili ka dëshmuar për ryshfet të votuesve, ai na i zbulon mënyrat me të cilat në ditën e heshtjes parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve në Kumanovë dhe rrethinë.
Një gazetar qytetar gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2016 na dërgoi incizime dhe fotografi për keqpërdorimin e fëmijëve në fushatë parazgjedhore. Gjithashtu edhe riparim i rrugëve… Shkelje e heshtjes zgjedhore.
Një gazetar qytetar anonim ka dërguar video në të cilën ka bërtitje, gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime nacionaliste, provokime, në të cilën simpatizuesit e VMRO -DPMNE e festonin fitoren e partisë nëpër rrugët e Resnjes. Video materiali është i incizuar para shtabit të LSDM, i cili, siç thotë “festuesi”, është i “likviduar”!
Një gazetar qytetar gjatë fushatës parazgjedhore në zgjedhjet e kaluara lokale na dërgoi fotografi dhe video me fëmijë të cilët në vend se të jenë në shkollë, ndajnë material zgjedhor promovues.
Një gazetar qytetar anonim ka dërguar video në të cilën Opsioni i Bashkuar Maqedonas – Partia Punëtore në Veles, për nënshkrim të qytetarëve të Velesit u ofron nga 150 denarë.
Para një kohe një gazetar qytetar ka dërguar fotografi nga parkingu nëntokësor në QTQ në muret e të cilit ishin shkruar mesazhe me fjalët “Mos bleni nga Shqiptarët”, me nënshkrim “Qoseto”, të cilat porosi ishin vendosur në më tepër vetura.
#ObjektiviQytetar është projekt në të cilin kombinohen hulumtimi, aktivitetet mediatike dhe aktivizmi. Ky projekt për tre vite me radhë kontribuon për zhvillimin e gazetarisë qytetare në vend. Qëllimi kryesor i projektit është kontributi për proceset transparente dhe përgjegjëse politke, të forcohet vetëdija publike dhe praktikat lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut. Projekti është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.