“Më ngushëllon ajo që megjithatë, bëhemi më pragmatik… Jo se jam diçka i dashuruar në NATO, nuk jam aspak… Jo se jam diçka optimist se Maqedonia ndonjëherë do të hyjë në BE – nuk jam aspak… Megjithatë, ajo është rrugëdalja e vetme për Maqedoninë! Mund të bisedojmë për pragma, dhe të bisedojmë për alternativën, për ‘planin B’. E, ai nuk ekziston!”, deklaroi Sinisha Stankoviq, nga CIVILi në panel – diskutimin “Patriotizëm – po, nacionalizëm – jo!”
“Kam lindur në shtet tjetër në të cilin e kalova gjysmën e jetës, ndërsa gjysmën tjetër, e kaloj në Maqedoni. Në atë të parën, patriotizmin na e bilduan nëpërmjet organizatave të lloj llojshme, kryesisht të ideologjizuara, normalisht, por jashtëzakonisht të suksesshme në punën e tyre, nga pionierë dhe të rinj, nëpërmjet skautë, shoqata të punëtorëve, aksionet e punës… Për fat të keq, në shtetin, e ri, të pa varur, ne refuzuam pjesë nga normat morale që sunduan atëherë. Mirë ama, nuk krijuam të reja, në arsimin e ‘harruam’ patriotizmin… Dhe pjesa e dytë e jetës më kaloi në përpjekjet e kota – nga Maqedonia të krijojmë së paku pak vend më të mirë për të jetuar. Maqedonia, sot, as nga larg nuk është vend i mirë për jetesë!
Sa edhe të duket çuditshëm, sot, në kohë moderne kur fshihen kufij, të ndërtohet patriotizmi, prap se prap, nuk është negative. Por, vendi i patriotizmit është në garat sportive, aty ku duhet të shprehet dashuria, ndjenja e lojalitetit, ndjenja e përkatësisë…, kush si dëshiron le ta quaj dhe interpretoj. Për dallim nga nacionalizmi, veçanërisht në një shtet si i joni, në të cilin në përditshmëri kemi shpërthime të gjuhës së urrejtjes, të shovinizmit dhe të fashizmit, shtet në të cilin fëmijët na therën nëpër rrugë me thika, për shkak të përkatësisë së kombit ose për shkak të deluzionit nga krerët e tyre politik, të cilët në vend se t’ju mundësojnë çfarëdo ardhmërie, ju shesin ideja të çmendura… Më vjen çudi sot të flas për nacionalizëm…
Atdhe, vendlindje… Unë përsëri, patriotizmin më tepër e lidhi me termin – vendlindje, aty ku e ke shtëpinë. Absolutisht e respektoj të drejtën e diasporës sonë të kujdeset për shtetin nga i cili vijnë. Absolutisht e respektoj të drejtën e diasporës ta donë shtetin nga i cili vjen dhe normalisht, siç për fat të keq, më së shpeshti edhe bën, të dëshiron këtu të varroset. Megjithatë, do të dëshiroja, edhe neve, të cilët këtu e kalojmë jetën, të na lejnë edhe ne pak të jetojmë… Nëse mundet, pak më pak me mirë, sesa në 27 vitet e kaluara…
Me të vërtetë do të doja të shoh dhe të përjetoj – të vjen jeta në Maqedoni, për të gjithë. Fjalë për fjalë, për të gjithë. Të zhduket kjo çmenduri e cila është ende prezentë, çmenduria e nacionalizmit, e shovinizmit, e asaj urrejtje ndaj të gjithë më të ndryshëm, jo vetëm në kuptim nacional, por fjalë për fjale, ndaj të gjithë ‘të ndryshëm’…” theksoi Stankoviq.
Maja Ivanovska
Kamerë: Dehran Muratov
Montazh: Arian Mehmeti
Fotografi: Biljana Jordanovska
Teksti pështë pjesë e projektit “Patriotizëm PO, nacionalizëm JO!” të cilin e zbaton Civili me mbështetje nga Civika Mobilitas. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e Civilit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i shpreh këndvështrimet e Civila Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ose organizatat që e zbatojnë.