• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Smilevska: Patriot nuk mund të jetë ai që nuk ka qëndrim për çështjen më të rëndësishme politike!

September 15, 2018
in BALLINA
Smilevska: Patriot nuk mund të jetë ai që nuk ka qëndrim për çështjen më të rëndësishme politike!
Share on FacebookShare on Twitter

“Si grua që merret me punë intelektuale për mua akti më i lartë patriotik nga një pushtet është mjedis i shëndoshë jetësor, të shfrytëzohen resurset, sepse mendoj se qytetarë të shëndoshë janë baza e zhvillimit të mirë dhe përparimtar, theksoi gazetarja Milka Smilevska në panelin e sotëm “Patriotizëm- PO! Nacionalizëm -JO!” që e organizoi CIVIL -Qendra për Liri.

“Për fat të keq, prej kur mbaj mend për veten jetoj në shoqëri e cila çdo herë është në ndonjë udhëkryq. Çdo herë duhet të marrim vendime historike. Në këtë moment jemi të drejtuar para një gjëje të tillë.

Ajo që personalisht, si qytetare ë dëshpëron, është se për këtë çështje më të rëndësishme në historinë më të re të Maqedonisë, lideri i partisë më të madhe opozitare, i cili ka përgjegjësi të madhe, sepse në zgjedhjet e fundit kishin mbështetje nga 450.000 qytetarë, nuk ka qëndrim për këtë çështje. Mendoj se jo është shumë e papërgjegjshme. Te ai është çelësi për suksesin e referendumit dhe nëse do të arrihet censusi.

Është e qartë që nëse referendumi ka sukses, ai vullnet i qytetarëve dhe politikanëve do të jetë lehtë ta paraqesin në amandamente kushtetuese, votim të tyre dhe mbështetje me shumicë në Kuvend, dhe pastaj edhe mbështetje nga presidenti i shtetit. Kjo do të ishte shenjë e mrekullueshme drejt BE dhe SHBA të cilët si partnerë tan strategjikë në fakt i ndihmuan shtetit të arrijë deri te kjo Marrëveshje me Greqinë. Cipras dhe Zaev nuk ishin vetë, por kishin mbështetje të madhe  nga bashkësia ndërkombëtare.

Pikërisht nga këto arsye nuk e kam të qartë se si Mickoski mund të mbetet i shurdhër dhe të fshihet pas patriotizmit. A është kjo patriotizëm ose kuazi nacionalizëm? Mendoj se maqedonasit që e mbështesin partinë, nuk e meritojnë këtë. Nëse është patriot i vërtetë, le ta tregojë qartë pozitën e tij, le ta artikulojë në një mënyrë të qartë. Nëse ka dëshirë dhe ka pranuar të ulet në atë vend të partisë e cila thirret në trashëgimi të luftëtarëve më të mëdhenj revolucionarë dhe fshihet pas shkronjave të VMRO-së historike. Në këtë moment, për çështjen më të rëndësishme politike!”, tha Smilevska.

 

Maja Ivanovska

Kamera: Dehran Muratov

Montazhi: Arian Mehmeti

Fotografia: Biljana Jordanovska

 

Teksti pështë pjesë e projektit “Patriotizëm PO, nacionalizëm JO!” të cilin e zbaton Civili me mbështetje nga Civika Mobilitas. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e Civilit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i shpreh këndvështrimet e Civila Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ose organizatat që e zbatojnë.

 

 

Next Post
Rexhepi: A duhej unë të jem patriot?

Rexhepi: A duhej unë të jem patriot?

Deralla: Nacionalizmi është mjet për strukturat destruktive në Maqedoni

Deralla: Nacionalizmi është mjet për strukturat destruktive në Maqedoni

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom