“Unë jam një nga ata të cilët nuk e kanë të qartë se çfarë në të vërtetë do të thotë patriotizmi e çfaër nacionalizmi, edhe pse, i di dhe i kam lexuar definicionet. Kjo është një temë e përgjithshme për të cilën mund të flitet e ditë e ditë dhe të mos tregohet asgjë…” tha gazetari Xvezdan Georgievski në panel diskutimin e sotëm “Patriotizëm – Po! Nacionalizëm – Jo!” të cilin e organizoi CIVIL -Qendra për Liri.
“Lexova një krahasim interesant – patriotizmi është dashuri, nacionalizmi është xhelozi. Dashuria nuk është aq abstrakte sa është, për shembull patriotizmi. Dashuria çdo herë është e kushtëzuar, përveç ajo prindërorja…
Pse ta dua shtetin kur shteti nuk më do mua? Si shprehet dashuria ndaj shtetit? Nëse bëj tifo për reprezentacionin e Maqedonisë, ose?
Në këtë moment kemi dy Maqedoni në aspektin e referendumit. Edhe ata që do të bojkotojnë ose janë kundër vetes, konsiderohen mes vete si patriotë sepse vlerësojnë se marrëveshja e dëmton Maqedoninë. Edhe ata që janë “për”, e konsiderojnë veten për patriotë, sepse vlerësojnë se kjo është më e mira për këtë shtet…
Unë patriotizmin do ta kuptoja, ose do ta ridrejtoja nga mendimi i vjetër – mendo globalisht, vepro lokalisht. Dua të jetoj në mjedis të rregulluar dhe të civilizuar. Nuk kam dyshim se mund ta ndryshoj atdheun tim. Shtetet janë kategori kaluese. Njerëzimi duhet të mbijetojë…Të bëjmë disi të jetojmë një jetë normale dhe stabile”, theksoi Georgievski.
Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti
Teksti pështë pjesë e projektit “Patriotizëm PO, nacionalizëm JO!” të cilin e zbaton Civili me mbështetje nga Civika Mobilitas. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e Civilit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i shpreh këndvështrimet e Civila Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ose organizatat që e zbatojnë.