• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rast i papërsëritshëm për kyçje në projektin Veprim – Integrim

August 22, 2018
in BALLINA
Rast i papërsëritshëm për kyçje në projektin Veprim – Integrim
Share on FacebookShare on Twitter

Në valën e ngjarjeve të rëndësishme politike në shoqëri, Civili vazhdon me projektin Veprim – Integrim, kushtuar reformave demokratike, pjesëmarrjes qytetare, iniciativave të gjelbra dhe vlerave evropiane në Republikën e Maqedonisë. Takimet dhe ngjarjet publike që organizohen me këtë projekt janë rast i papërsëritshëm për përfshirjen aktive  të të gjitha strukturave të prekura dhe qytetareve dhe qytetarëve në këtë iniciativë të rëndësishme.

Pas mbledhjeve dhe punëtorive në Shtip, Veles dhe Shkup, do të mbahen disa ngjarje nën moton “Çfarë Maqedonie dua?” në Kumanovë, Gostivar dhe në vendet dhe komunat e këtyre rajoneve. Ngjarja kryesore në Kumanovë do të mbahet në sallën komunale në Komitet, nesër, më 23 gusht, me fillim në ora 13. Civili i fton përfaqësuesit e qeverisjes lokale, organizatat joqeveritare, partitë politike, mediat lokale dhe korrespodencat dhe të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar, të marrin pjesë në bisedën për tema dhe ngjarje aktuale, për drejtësinë ekologjike dhe sociale dhe tema tjera interesante që janë të përfshira me projektin.

Se çfarë Maqedonie duan qytetarët e Gostivarit, do të flitet në ngjarjen publike në sallën e këshillit të Komunës Gostivar, të premten, 24 gusht, me fillim në ora 12. Mbështetje për dy ngjarjet dhanë edhe kryetarët e komunës Kumanovë, Maksim Dimitrievski dhe Gostivar, Arben Taravari.

Civili e zbaton projektin Veprim – Integrim në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Në takimet që do të mbahen në Gostivar dhe Kumanovë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të këmbejnë mendime, qëndrime dhe informata për çështjet e rëndësishme politike dhe shoqërore, lirshëm dhe pa kufizime.

Në mënyrë paralele me ngjarjet në objektet komunale në dy komunat, do të zbatohen edhe video anketa mes qytetareve dhe  qytetarëve në rrugët e këtyre qyteteve, si dhe në vende tjera në ato rajone. Njëkohësisht, ekipi i Civilit do të hap edhe disa info stenda në vendet e njëjta, ku do t’i njoftojnë njerëzit me projektin dhe do të bisedojnë për mënyrat e ndryshme për pjesëmarrje qytetare në vendimmarrjen në nivel lokal dhe nacional.

Ekipi i Civilit do të jetë i hapur për takime individuale dhe biseda edhe pas mbarimit të ngjarjeve në Kumanovë dhe Gostivar.

Next Post
Shtëpia e Bardhë dhe Senati mbështesin Marrëveshjen me Greqinë dhe referendumin

Shtëpia e Bardhë dhe Senati mbështesin Marrëveshjen me Greqinë dhe referendumin

Seancat e Këshillit të Qytetit të Shkupit do të transmetohen drejtpërdrejtë

Seancat e Këshillit të Qytetit të Shkupit do të transmetohen drejtpërdrejtë

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom