Vetëm katër nga gjithsej 77-të kompani – aplikuese, fituese të mjeteve nga thirrja e parë e Planit për rritje ekonomike – shtylla e tretë janë prononcuar se në strukturën e tyre pronësore kanë person që është bartës i funksionit publik, apo anëtar i familjes së tyre më të ngushtë.
Projektet investuese të katër kompanive, siç thonë nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT), do të dorëzohen sërish në shqyrtim deri te Komiteti për miratim të investimeve, sipas kritereve për selektim dhe konform rregulloreve të thirrjes.
Për kompanitë tjera nga vala e parë investuese që kanë dorëzuar deklaratë në të cilën nuk ka bartës të funksionit publik dhe/ose anëtar i familjes së tij më të ngushtë në strukturë pronësore vazhdon procedura për lidhje të marrëveshjes për realizimin e projekteve investuese.
Pagesa e mjeteve, në pajtim me procedurat e Fondit, do të realizohet në mënyrë kuartale. Kësti i parë do të paguhet menjëherë pas nënshkrimit të kontratave dhe dorëzimit të dëshmisë nga ana e kompanive se është paguar pjesa e tyre financiare. Pjesa e mbetur e mjeteve do të paguhet pas dorëzimit të raportit kuartal nga kompanitë për shfrytëzim të dedikuar të mjeteve dhe kontroll të realizuar nga ane Fondit.
“FIZHT më 24 korrik të këtij viti i ka ftuar 77-të kompanitë aplikuese që të prononcohen nëse në strukturën e saj pronësore kanë person që është bartës i funksionit publik ose anëtar i familjes së tij më të ngushtë. Pas skadimit të afatit nga 15 ditë, katër kompani kanë parashtruar deklaratë ose plotësim të deklaratës, me të cilën e deklarojnë strukturën pronësore, në të cilën ka bartës së funksionit publik”, kumtoi Fondi.
Deklarata kanë parashtruar kompanitë: “Mikrosam Prilep SHA” – Vele Samak, aksionet, ministër pa dikaster, i angazhuar për investime të huaja në Qeverinë e RM-së, funksionin e ka kryer përfundimisht me 30.05.2017, “Kontura SHPKNJP Shkup” – Elena Doneva, pronare, anëtare e familjes më të ngushtë Jovan Donev ish-ambasador në MPJ-në e Republikës së Maqedonisë, funksionin e ka kryer përfundimisht me 28.02.2017. T-Sens konsalting SHPK Shkup” – Merita Ademi, bashkëthemelues pakicë, anëtar i familjes së ngushtë të Asaf Ademit, ministër i Kulturës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nga 01.06.2018. Nga ana e kompanisë deri te Fondi është dorëzuar edhe njoftim për ndryshim i strukturës pronësore, respektivisht shlyerje e personit Merita Ademi. Si plotësim i kërkesës, në dokument të veçantë personi Hristina Kerkez, një nga pronarët e “Dekodis SHPJ eksport-import” Shkup, deklaron ndërlidhje, si anëtare e familjes së ngushtë së Cvetanka Laskova, këshilltare e posaçme në Zyrën e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, edhe pse këshilltarja e theksuar nuk është bartëse e funksionit publik. (MIA)