Përmes gazetarisë qytetare, qytetaret dhe qytetarët kanë mundësi të jenë kontrollues të punës së funksionarëve shtetëror dhe lokal, dhe të institucioneve dhe të bëjnë presione që ata të punojnë sipas ligjit, në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi. Në periudhën kur paralajmërohet referendumi për ndryshimin e emrit, në zhvillim të proceseve për hyrje në NATO dhe BE, në valën e protestave, gjuhës së urrejtjes…, gazetarët qytetarë janë ata që mund të kontribuojnë për ruajtjen e paqes dhe forcimin e proceseve demokratike. Siç shprehen Civilët: Gazetarët qytetarë janë bartës të gazetarisë që informon pa frikë dhe pa shërbime.
Ata që dëshirojnë të kuptojnë se si të mençurit dhe të guximshmit mund të bëhen të suksesshëm dhe të dukshëm, të jenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në mënyrat e reja të ndryshimit të botës, duhet të paraqiten në seminaret për gazetari qytetare të cilat i organizon CIVILi.
Kësaj vere do të organizohen shumë aktivitete në të cilat mund të kyçen gazetarë qytetarë, posaçërisht para vjeshtës së nxehtë politike, kur ata mund të luajnë rol të rëndësishëm në zbatimin e procesit të drejtë dhe demokratik zgjedhor. Prandaj, pjesëmarrja në seminaret në organizim të Civilit në periudhën e ardhshme është shumë e rëndësishme, sepse ata tani do të kyçin komponentë e cila do t’u jep pjesëmarrësve qasje në mënyrat e reja të monitorimit të ngjarjeve dhe proceseve të rëndësishme, siç janë zgjedhjet dhe përcaktimet në referendum.
Seminari i parë i ardhshëm do të mbahet në hotelin “Gardenija”, Veles, më 29 qershor 2018 (e shtunë( nga ora 11, deri ora 17. Të drejtë për pjesëmarrje në seminar kanë të gjithë qytetarët e moshuar nga komunat Veles, Sveti Nikollë, Gradsko, Llozovë, Rosoman, Çashkë, Kavadar dhe Negotinë.
Seminari i dytë do të mbahet në Shtëpinë Rinore në Shtip më 29 korrik 2018 (e diel) nga ora 11 deri ora 17. Munden të paraqiten qytetarë të Shtipit, Koçanit, Radovishit, Probishtipit, Berovës, Pehçevës, Dellçevës, Vinicës…
Është e njohur që Civili për tre vite me radhë jep shpërblime. Çdo të dytin muaj ndahen shpërblime për videot, fotografitë ose tekstet më të mira dhe më ndikuese, ose tekste të publikuara në ueb faqen për gazetari qytetare Objektivi Qytetar.
ObjektiviQytetar# është projekt në të cilin kombinohen hulumntimi, aktivitetet mediatike dhe aktivizmi. Ky projekt për tre vite me radhë kontribuon për zhvillimin e gazetarisë qytetare në vend. Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuohet për procese transparente dhe përgjegjëse politike, të forcohet ndërgjegjja publike e politikave dhe praktikave lidhur me të drjetat dhe liritë e njeriut.
D. Muratov