“Urrejtja e tifo grupeve nuk është prej dje, ajo, për fat të keq, ekziston kohë më të gjatë. Unë si sportist jam imun ndaj këtyre thirrjeve fyese dhe jam kundër asaj, sepse arenat sportive janë të krijuara për diçka tjetër, për diçka të mirë, për kënaqësi…”, thotë legjenda e futbollit të Maqedonisë, Darko Pançev në bisedë për CIVIL Media.
Në kontekst në urrejtjen e sa më të theksuar nga ana e tifo grupeve me Pançevin biseduam për dhunat në tribuna dhe jashtë tyre, për shqetësimet dhe problemet gjatë ndeshjeve, nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes. Pançevi është decid se në tribunat dhe terrenet nuk ka vend për paraqitje të tilla. Ai shton se me anëtarë të caktuar të tifo grupeve duhet të merren sociologë, të bisedojnë me ata dhe tu shpjegohet se gjërat e tilla nuk sjellin asgjë të mirë.
“Nodhin incidente edhe më të këqi, disa pësuan, disa mbarojnë në burg…, në fund të gjithë janë në humbje dhe do të ishte mirë mos të ketë gjëra të tilla në ardhmëri”, potencon ai.
Pançevi është decid se përkatësia etnike nuk është gjithnjë arsye për incidente dhe mos tolerancë.
“Ja do ta mar shembull Serbinë, atje incidentet ndërmjet tifozëve të “Cërvena Xvezdës” dhe “Partizanit” janë aq të shpeshta që nuk ka lidhje me përkatësinë etnike, dhe në Kroaci ndërmjet tifozëve të “Dinamos” dhe “Hajdukut”… Te ne mos tolerancë më të madhe klubore ka (kishte) ndërmjet tifozëve të “Vardarit” dhe “Pelisterit”, ose ndërmjet “Sllogës” dhe “Shkëndisë”… Duhet të kushtohet më tepër kujdes në publik për këta incidente dhe të bëhen emisione, të bisedohet për atë, që të arrijmë deri te qëllimi, dhe ajo është se incidentet dhe urrejtja nuk sjellin asgjë të mirë”, thotë ai.
Mesazhi i legjendës së futbollit të Maqedonisë deri te tifozët është të vijnë në stadium para se gjithash ta mbështesin klubin e tyre, dhe se duhet ta shprehin pa kënaqësinë e tyre nëse nuk ka lojë të mirë, nuk ka rezultate të mira, por pa kënaqësinë ta shprehin deri të drejtuesit e klubit ose lojtarët.
“Gjithkund ka skandime ndër klubore dhe provokime, por ajo nuk guxon të shkoj në domen deri te parullat ndëretnike dhe urrejtje, sepse stadiumet janë për diçka të mirë”, thotë Pançev.
Pançevi potencoi se asnjë lojtar nuk dëshiron të dëgjoj skandime fyese ndaj klubit tjetër ose përkatësisë tjetër etnike, sepse nuk motivohet në atë mënyrë të luaj, duke shtuar se nuk ka asgjë më të mirë nga ajo lojtari ta dëgjoj emrin e tij të skanduar nga mijëra tifozë, nënkuptohet nëse ka luajtur ndeshje të mirë.
“Sportistët motivohen nëse bëhet tifo për ata, edhe unë kam qenë lojtar dhe asgjë nuk më ka lënë përshtypje nëse tifo grupi i im bën tifo kundër tifozëve tjerë, por kur i tërë stadiumi do të skandoj ‘përpara Vardar’, edhe atë si më jepte motivim”.
Biseda me Pançevin është pjesë nga projekti “Patriotizëm – PO, nacionalizëm – JO!” qëllim i të cilit është të kontribuoj në forcim të bashkëjetesës, përmirësim të marrëdhënieve me fqinjët dhe ndaj përshpejtimit të proceseve euro-integruese të Maqedonisë. Projekti është i mbështetur nga programi Civika Mobilitas.
Angella Petrovska
Përpunim i tekstit dhe kamerë: Dehran Muratov
Montazh: Maja Ivanovska