1601. – U shfaq në Teatrin e Londrës premiera e dramës “Historia e vërtetë e të madhit Skënderbe”, e dramaturgut të madh anglez Kristofo Marlou.
1608. – Hulumtuesi francez Samuel de Shamplen e themeloi qytetin kanadaez Kebek.
1866. – Prusianët mundin austriakët në betejën e Sadovës.
1883. – Në Pragë lindi Franc Kafka, poet çek me origjinë hebraike. Veprat e tij më të njohura janë romanet: “Procesi”, “Amerika”, “Kështjella” dhe tregimet “Metamorfoza” dhe “Mjeku i fshatit” dhe të tjera. Vdiq në Vjenë, më 3 qershor të vitit 1924.
1904. – Vdiq Teodor Hercel , udhëheqësi sionist i lindur në Hungari. Në vitin 1897 ai u bë presidenti i parë i Organizatës Botërore Sioniste.
1928. – Xhon Logi Berd transmeton në Londër të parin emision me ngjyra në televizion.
1940. – Anijet britanike shkatërrojnë flotën franceze në portet Oran dhe Mers-el Kebin të Algjerisë, për të mos lejuar rënien e tyre në duart e armikut. Në këtë operacion vdiqën mbi 1000 marinarë francezë.
1944. – Trupat e Armatave të rusëve të bardhë nr. 1 dhe 3 çliruan kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë prej gjermanëve.
1962. – Presidenti De Gol i Francës deklaron Algjerinë një shtet të pavarur.
1969. – Brajan Xhons, njëri nga themeluesit e rok grupit anglez “Rolingstons”, u mbyt në pishinën e tij nën ndikim të sasisë së madhe të drogës.
1971. – Vdiq në Paris Xhim Morrison, këngëtari lider i grupit rok amerikan “The Doors”.
1987. – Në Francë dënohet me burgim të përjetshëm për krimet e luftës kundër njerëzimit, Klaus Barbi, i mbiquajtur “Kasapi i Lionit”.
1988. – Anija luftarake amerikane “Vinsens” rrëzon një aeroplan Airbus A 300 të Iranit. Kjo ndodhi mbi Gjirin Persik në javët e fundit të luftës Iran-Irak. Të 250 personat në bord vdiqën.
1996. – Boris Jelcin fitoi përballë udhëheqësit komunist Genadi Zhuganov, postin e Presidentit të Rusisë.
2000. – Berlini vendosi t’i dhurojë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një pjesë të murit që ndante qytetin në lindje dhe perëndim, si simbol i përkujtimit të Luftës së Ftohtë.
2001. – Aeroporti i Liverpulit në Britaninë e Madhe merr emrin e “Xhon Lenon”, këngëtar i grupit të njohur muzikor “The Beatles” dhe një nga djemtë më të famshëm të këtij qyteti.
2002. – Basisti i famshëm i xhazit, Ray Brown, ndërron jetë në moshën 75 vjeçare.
2003. – Astronomët zbulojnë një planet shumë të ngjashëm me Jupiterin, që sillej në orbitën e një ylli dhe që i ngjante Diellit.
2006. – Së paku 41 persona, ndërsa 47 janë lënduar në fatkeqësinë gjatë rrëzimit të një treni në hekurudhën nëntokësore në Valensia të Spanjës. Shkaku i fatkeqësisë është shpejtësia e madhe.
2008. – Organizata e Kombeve të Bashkuara për ushqim dhe bujqësi (FAO) publikoi se numri i të uriturve në botë është rritur në 50 milionë për shkak rritjes së çmimit të ushqimit.
(MIA)