“Këshilli për punë të përgjithshme i BE-së e përshëndeti Marrëveshjen e Prespës”; “Negociata për integrim pas zgjedhjeve në vitin 2019”; “PO me kushte për Shqipërinë dhe Shkupin për nisjen e negociatave inkuadruese“; “BE-ja: Dritë jeshile për IRJM-Shqipëri, por nga viti 2019”; “IRJM dhe Shqipëria fillojnë negociatat për integrim në BE”; “Frenim nga Franca dhe nga Holanda për IRJM”, janë një pjesë e titujve në botimet onlajn të mediave greke për vendimin e djeshëm të Luksemburgut për perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
“Pavarësisht kundërshtimeve nga Franca, Danimarka dhe Holanda, që të mos jepet dritë jeshile për fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Këshilli për çështje të përgjithshme i BE-së arriti marrëveshje ‘që të hapet rruga për fillimin e negociatave’ në qershor të vitit 2019”, publikoi Juronjuz në gjuhën greke.
Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA theksin e vendosi në komentin pozitiv të këshillit për çështje të përgjithshme për Marrëveshjen në Prespë, i përcjellë konkluzionet, si dhe deklaratën e Zaharievës.
Siç raportoi korrespodentja e MIA-s nga Athina sipas mediave greke, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë ka qenë njëri nga mbështetësit më të zëshëm, që Maqedonia dhe Shqipëria të fitojnë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Edhe krahas përpjekjeve jahstëzakonisht të mëdha të ministrit grek të Punëve të Jashtme Nikos Koxias, i cili i impresionoi homologët e tij me pasionin dhe këmbënguljen të cilët i shfaqi për t’i prezantuar përfitimet që do të ekzistonin nëse menjëherë do të fillonin negociatat me IRJM-në, Franca, Holanda dhe Danimarka nuk pranuan të fillojë procesi”, shkruan “Kathimerini”. (MIA)