Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me lajmet se në Shqipëri do të ndërtohet kamp për refugjatët sirianë. Ajo shtoi se nuk ka asnjë plan për kamp refugjatësh në Shqipëri dhe se hapja e negociatave s’mund të kushtëzohet me pranimin e refugjatëve.
Ambasadorja gjithashtu deklaroi se kushtet e vetme që mund të jenë kanë të bëjnë me një mirëqeverisje dhe përmirësim të situatës në Shqipëri.
“Në kuptimin e kampit jo, absolutisht jo! Kjo është hera e pestë që i jap përgjigje kësaj pyetje javën e fundit dhe jam përgjigjur gjithmonë thjesht dhe qartë; jo! Jo nuk ka asnjë plan dhe asnjë lloj përpjekje të tillë për të “shkëmbyer” me një kusht të tillë. Nëse ka kushte, janë kushte për më mirë për Shqipërinë. Gjithçka që mund të bëjë është me shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen dhe jo me një plan refugjatësh”, tha Vlahutin. (MIA)