Unioni Rinor – Krushevë e shënoi punën aktive 19 vjeçare me ngjarje jokonvencionale me qëllim për lidhje të bashkësisë së Unionit Rinor – Krushevë, anëtarë, aktivistë, vullnetarë, partnerë dhe donatorë për ndarjen e përbashkët të përvojës dhe arritjeve nga puna shumëvjeçare e unionit.
Në sesionin “ Hajde të flasim për demokracinë” morën pjesë Xhabir Deralla – Civil, Dona Kosturanova – FIR (MOF), Aleksandar Kërzhallovski MCMS dhe Metodija Stojçeski nga Unioni Rinor – Krushevë.
Sa shoqëria qytetare dhe rinia ishin pjesë e ndryshimeve dhe sa e mbështetën dhe ndihmuan në ngritjen dhe zhvillimin e vetëdijes demokratike, ku ishim dhe ku jemi tani në proceset demokratike – ishin pyetjet në të cilat pjesëmarrësit në panelin tentuan të japin përgjigje.
“Kohë të gjatë heshtëm, kohë të gjatë një pjesë nga ne kalkulonin, disa ishin të pafuqishëm, ndërsa disa të akomoduar mirë, të fjetur, në ëndrrat e tyre…Dhe në një moment si vetëtimë nga qielli, në një Maqedoni të këtillë, të fjetur, goditi zëri i rinisë që dolën në rrugë dhe thanë ndal! Së pari për reformat e këqija në arsim, thanë ndal për atë që u ndodhte dhe që nuk mundën më ta tolerojnë, se nuk duan më ta tolerojnë. Njëkohësisht ofruan edhe zgjidhje. Shoqërisë së Maqedonisë studentët dhe gjimnazistët i mbajtën mësim të mirë nga demokracia”, theksoi Xhabir Deralla.
“Unë do të kthehem në protestat e para studentore të mëdha në vend. Edhe ato ishin të lidhura me arsimin, gjegjësisht, me problemin e të rinjve të kenë arsim në gjuhën shqipe. Edhe ato protesta, ajo lëvizje, pikërisht ashtu, rastësisht doli të jetë nacionaliste, të jetë shtypëse ndaj minoriteteve…prandaj kur erdhi lëvizja tjetër rinore, ishte freskuese sepse nuk bazohej në nacionalizëm por në bashkëjetesë. Plenumi studentor i zgjoi të gjithë, por edhe e arriti qëllimin…Ata thyen një paragjykim se të rinjtë janë në apati dhe të painteresuar…”, tha Dona Kosturanova.
“Vlerat e sistemit demokratik mjaftë u ulën. Qeveria e VMRO-DPMNE lëvdohej me zhvillimin ekonomik, se në 10 vitet e fundit kemi ndërtuar shoqëri demokratike, ndërsa nga ana tjetër, sipas indekseve për lirinë e shprehjes, lirinë e medias, lirinë e shoqërimit, pas të gjitha atyre parametrave që e përbëjnë demokracinë, kishim vetëm rënie, ndërsa në disa vitet e fundit u rrit korrupsioni, ndërsa ata i diskredituan raportet. Edhe pse janë të tëra…Përndjekja mediatike kontribuoi ndikim të rëndësishëm mbi mendimet e njerëzve dhe të robërohen mendjet e qytetarëve…”, tha Aleksandar Kërzhallovski. Përmes shembullit për debat, argumentimit dhe kundër argumentet, Kërzhallovski e ilustroi polarizimin në shoqëri. Ai e theksoi rolin e MCMS përmes programit të Civika Mobilitas, por edhe e rrëfeu tregimin e tij dhe përvojën me Civilin ndër vite, si organizatë e cila në mënyrë të argumentuar ia ka ndryshuar mendimin për rolin e vet në shoqëri dhe kontributin ndaj demokracisë.
“Pa rezerva dhe paragjykime do të them se Civili është një nga organizatat më të mira në Maqedoni, ndërsa tani një nga grantistët më të mirë të Civika Mobilitas dhe mësova shumë për punën e tyre”, tha Kërzhallovski.
“Të rinjve duhet t’u japim ndjenjë pronësie. Ata vendosin ta braktisin vendin sepse nuk e ndjejnë si të veten, por e përjetojnë si diçka që u merr, u merr tatim, por edhe liritë dhe të drejtat, i kufizon…Unioni Rinor maksimalisht do të mundohet t’i ndryshojë gjërat më mirë…do të luftojmë t’i tejkalojmë paragjykimet dhe stereotipet”, theksoi Metodija Stojçeski.
Biljana Jordanovska