Këshillim i BE-së sot vendosi që ta ndryshojë mandatin e Misionit të Unionit në Kosovë – EULEKS, kumtoi pres-shërbimi i Këshillit.
Me vendimin e sotëm i jepet fund pjesës ekzekutive të Misionit në Kosovë, me çka nga tani Prishtina e ndërmerr në duart e saj përgjegjësinë për hetimet, prokurorinë dhe gjykimin.
Nga 14 qershori EULEKS-i do të fokusohet në monitorimin, këshillimin dhe mentorimin e zyrtarëve gjyqësorë kosovarë dhe në mbështetjen për dialogun Prishtinë-Beograd.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, misioni megjithatë do të mbajë përgjegjësi ekzekutive në sfera të caktuara specifike gjyqësore, siç është mbrojtja e dëshmitarëve për shembull.
Mandati i rishikuar i EULEKS-it do të zgjat deri më 14 qershor të vitit 2020 me buxhet të përgjithshëm prej 168,9 milionë euro për të gjitha operacionet.
Misioni i EULEKS-it është vendosur në vitin 2008. (MIA)