• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Osmani: Brukseli nuk mund të premtojë përjashtim prej masave për çelikun

June 7, 2018
in BALLINA, EKONOMI
Osmani: Brukseli nuk mund të premtojë përjashtim prej masave për çelikun
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pas takimit me eurokomisaren e Tregtisë, Sesilia Malmstrom në Bruksel porositi se është e vështirë për BE-në të premtojë përjashtimin e vendit prej masave eventuale ndaj importit të çelikut në BE.

BE filloi hetim për importimin e çelikut në tregun e saj të brendshëm në mars të këtij viti, i stimuluar nga fluksi i rritur i çelikut prej vendeve të treta në tregun e saj, si dhe prej doganave të reja amerikane ndaj çelikut dhe aluminit, të cilat hynë në fuqi më 1 qershor.

Për Maqedoninë këto restriksione do të ishin goditje e madhe për ekonominë, vlerëson kreu shtetëror i Industrisë Metalurgjike. Osmani dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi e kanë porositur eurokomisaren se çfarëdo kufizimesh do të kishin “pasoja të frikshme ndaj  kësaj industrie” por edhe “domino efekt ndaj sektorëve të tjerë duke e përfshirë edhe procesin politik”, megjithatë nuk kanë marrë kurrfarë premtimesh tani për tani, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Ata vlerësojnë se duhet të përfundojë hetimi, ndërsa më pas kufizimet të jenë në bazë të rrjedhës historike të eksportit. Këtu ka indikatorë të ndryshëm, pasi që rrjedha historike në tre vitet e fundit ishte në jehonë të krizës politike dhe nëse këto norma i kemi si kufizime nuk do të jenë të volitshme”, deklaroi zëvendëskryeministri për MIA -n.

Osmani pohon se e kanë siguruar bashkëfolësit e tij në Bruksel se Maqedonia nuk duhet të jetë “shumë e brengosur”.

Pritet Komisioni Evropian në korrik të prononcohet për restriksionet e mundshme dhe në çfarë forme që sillen ato, si kufizime sasiore apo dogana.

“Unë thash se kemi Marrëveshje për stabilizim dhe asociim, se tërësisht jemi të integruar me BE-në, 70 për qind e eksportit tonë shkon në BE, 60 për qind e importit vjen nga BE-ja dhe se mund të përjashtohemi. Por, kjo nuk mund të premtohet në këtë fazë derisa nuk përfundon hulumtimi për masat mbrojtëse, megjithatë kam konsideruar se është koha të alarmohet”, shtoi Osmani.

Mbetet se Maqedonia nuk ka fituar tani për tani kurrfarë garancish, se BE-ja ka të drejtë për ta kufizuar importimin e çelikut në kushte të krizës, duke e përfshirë edhe prej vendeve kandidate për anëtarësim dhe se për dallim prej vendeve si Norvegjia, Maqedonia nuk ka marrëdhënie speciale me tregun evropian.

I pyetur nëse Maqedonia mendon për plan B për industrinë e çelikut, Osmani u përgjigj se industria dhe resorët në shtet duhet të mendojnë për të gjitha opsionet. “E imja ishte t’i mobilizoj institucionet në BE”, potencoi Osmani. (MIA)

Tags: BEBujar OsmaniCelikhetimimportmasaperjashtimtreg
Next Post
Angjushev: Presim rritja e BPV-së të jetë në suaza të parashikimeve

Angjushev: Presim rritja e BPV-së të jetë në suaza të parashikimeve

Azeski: Për konkurrencë më të madhe të prodhimeve të Maqedonisë të investohet në Korridorin 8

Azeski: Për konkurrencë më të madhe të prodhimeve të Maqedonisë të investohet në Korridorin 8

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom