• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Angjushev: Presim rritja e BPV-së të jetë në suaza të parashikimeve

June 7, 2018
in BALLINA, EKONOMI
Angjushev: Presim rritja e BPV-së të jetë në suaza të parashikimeve
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev është optimist se deri në fund të vitit rritja e BPV-së do të jetë në suaza të parashikimit.

“Dua vetëm t’i informoj të gjithë qytetarët e RM-së se ne me kujdes i analizojmë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Kemi rritje në bujqësi, në prodhimtari, gjegjësisht industri, veprimtaritë shërbyese, tregti dhe ulje të vetme ka në ndërtesat e ulëta. Rritje ka në veprimtaritë ndërtimore në ndërtesat e larta, por ndërtimet e ulëta kanë ulje prej 35 deri 40 për qind dhe kjo është ajo që BPV-ja është në rënie. Ulje e aktivitetit të kompanive Sinohidro dhe Transmet dhe disa kompani ndërtimore që hynë në llogaritjen e BPV-së e bëjnë rezultatin e tillë”, deklaroi Angjushev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën në Strugë lidhur me të dhënat e publikuara për rritjen e BPV-së në tremujorin e parë prej 0,1 për qind.

Ai theksoi se do të fillojnë të realizohen edhe projektet, gjegjësisht ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër.

Sipas tij shok çmimesh mund të shkaktojë rritja e çmimit të naftës në tregjet botërore.

“Kjo ka të bëjë edhe me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Por ligji i ri për energjetikë ofron zgjidhje si përmes furnizuesit universal çmimi i energjisë elektrike i prodhuar në prodhimtarinë vendore, gjegjësisht ELEM, të arrijë deri te qytetarët dhe t’i mbrojë nga goditjet e tilla të çmimeve” tha Angjushev.

Nuk e dimë, shtoi, çfarë do të ndodhë me çmimet e bursave të naftës, energjisë elektrike, gazit gjatë viteve të ardhshme.

“Me siguri askush këtë nuk mund ta supozojë dhe pikërisht për këtë me mirëkuptim të Bashkisë energjetike konfirmojmë mekanizëm në Ligjin për energjetikë që t’i mbrojmë qytetarët e Maqedonisë nga këto goditje shokuese” , theksoi Angjushev. (MIA)

Tags: AngjushevBPVoptimistparashikimerritje
Next Post
Azeski: Për konkurrencë më të madhe të prodhimeve të Maqedonisë të investohet në Korridorin 8

Azeski: Për konkurrencë më të madhe të prodhimeve të Maqedonisë të investohet në Korridorin 8

Me shtëpitë e rrënuar edhe shpresa e të pastrehëve

Me shtëpitë e rrënuar edhe shpresa e të pastrehëve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom