Quhem Marijam, vij nga Afganistani. Jeta në Afganistan është e vështirë për shumë gra, shkaku i normave kulturore dhe shoqërore, andaj edhe e braktisa vendin. Kur isha 15 vjeçare, prindërit e mi më martuan me një njeri 37 vjeçar. Nuk e doja, por prindërit më thonin: “Bijë, është i pasur, do të kujdeset për ty. Duhesh të martohesh me të.” Nuk kisha zgjidhje tjetër.
Por, ai nuk kujdesej për mua. Ishte i pasur, dhe isha e “kujdesur”, në kuptim që kisha ushqim dhe kulm mbi kokë, por ai ishte i dhunshëm ndaj meje. Atëherë kisha 15 vjet. Pas një kohe takova një person tjetër, në të cilin u dashurova dhe ika me të. Familja dhe shoqëria ime ndërprenë kontaktin me mua. Me vite nuk flasim. Friksohesha nga ish bashkëshorti, dhe nuk kisha në kë të mbështetem, andaj unë dhe partneri im vendosëm që të ikim nga Afganistani, të gjenim vend ku do të ishim të pranuar.
Kam dy fëmijë, me partnerin tim, vajza e parë u lind në kamp në Greqi, ndërsa e dyta, në Serbi. Për fat të keq, jeta e partnerit tim u bë ferr. Mbase nga frustrimi i jetës së përhershme në kampe apo në përgjithësi jeta e vështirë si refugjatë, edhe ai u bë i dhunshëm ndaj meje. Nuk jam e arsimuar, e as ai nuk më përkrah që të arsimohem. Pa shkollim nuk mund të gjej punë. Pa punë, nuk mund ta braktis, meqë financiarisht jam i varur nga ai.
Në fillim, dëshironim që të shkojmë në Gjermani… meqë e di se të drejtat tona njerëzore janë të garantuara atje. Por, kufinjtë janë të mbyllur. Prandaj, jam prap në Maqedoni, dhe planifikoj që të kthehem në Greqi. Përkundër asaj që kushtet këtu, ndonjëherë janë më të vështira, maqedonasit që i takova ishin të kujdesshëm me mua. Tabanovce është vend i qetë, më qetëson, por planifikoj që ta kthehem në Greqi, dhe të kërkoj atje azil, meqë është vend i Unionit Europian, dhe do të kisha më tepër mbrojtje atje. Ika, që të gjej vend më të sigurt ku do të isha e
pranuar. Jeta ime është e vështirë, nga aspekte të ndryshme, por vajzat janë ato që nuk më lënë të dorëhiqem… jam falënderuese që i kam, ato janë dhurata e jetës sime. Dua që t’ua ofroj jetën që asnjëherë nuk e kisha, dua që t’ju siguroj arsimim. Dua që të kenë fëmijëri normale. Ato janë shtytësi im që të vazhdoj mëtej.
Rrëfimet janë të mbledhura nga aktivistë të shoqatës Legis, dhe mbështeten nga GIZ në emër të BMZ.
Pikëpamjet e shprehura në këtë rrëfim nuk përputhen domosdoshmërisht me pikëpamjet e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammmenarbeit (GIZ) GmbH.