Lindi mbreti polak Jani i Tretë Sobjeski, i cili gjatë sundimit nga viti 1674 dhe deri në vdekje në vitin 1686 e parandaloi depërtimin e turqve në Evropë.
1584. – Shtetet katolike në suaza të Mbretërisë së shenjtë romake e miratuan Kalendarin gregorian.
1740. – Lindi poeti francez Donasjen Alfons Fransoa de SAD, i njohur si Markez de SAD. Veprat: romanet “Justina” dhe Zhulieta”.
1789. – Pas miratimit të Kushtetutës amerikane me të cilën u konfirmuan parimet e organizimit dhe kompetencave shtetërore të presidentit, në SHBA u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale ku bindshlm fitoi Xhorxh Uashington, udhëheqësi i njohur i luftës për pavarësi.
1793. – Pas tre ditësh revoltë në Francë, 31 zhirondistët arrestohen dhe përjashtohen nga Konvencioni.
1840. – Lindi shkrimtari i njohur britanik, Tomas Hardi. Ai u bë i famshëm kryesisht me romanin e tij, “Tesi i Derbarvilit”.
1882. – Vdiq Xhuzepe Garibaldi, patriot dhe udheheqës italian. Ai u bë një figurë qëndrore në luftën për pavarësi të Italisë, duke udhëhequr ushtrinë e tij të guerriljeve gjatë marrjes së qytetit të Napolit në vitin 1860.
1896. – Transmetimi me anë të valëve elektromanjetike patentohet për herë të parë nga Gulielmo Markoni.
1899. – Spanja i dorëzon Gjermanisë vende të tilla si Karolina, Marianen, Pelews, Ladrones etj.
1902. – Gazetari i njohur Jashar Erebara botoi në Beograd gazetën “Albania”.
1904. – Lindi Xhoni Vaismyler, kampion amerikan noti. Pasi fiton disa herë në Olimpiada, ai hyri në rrugën e kinemasë duke interpretuar rolin e Tarzanit në filmat e viteve 1932-’48.
1924. – Kongresi amerikan konfirmoi dhënien e nënshtetësisë për të gjithë indianët e Amerikës.
1940. – Lindi Konstantini, ish-mbreti i Greqisë. Ai ishte i biri i Paulittë I dhe zuri vëndin e të atit në vitin 1964. La Greqinë mbas grushtit të shtetit në vitin 1967 dhe abrogimit të monarkisë në vitin 1973.
1943. – Në Nju-Jork vdiq Nikolla Tesla, një nga mendjet më të ndritura dhe zbuluesin e fushës së elektroteknikës. Ai është pionier i radioteknikës dhe sipas tij energjia me tension të lartë e ka marrë emrin energjia e Teslës. Lindi në fshatin Smiljan, në Gospiq, më 10 korrik të vitit 1856.
1937. – Eshtrat e poetit kombëtar Naim Frashëri arritën nga Turqia në Tiranë dhe pas ceremonisë mortore u vendosën në teqenë e ngritur posaçërisht për to.
1961. – Vdiq Xhorxh S. Kaufman, dramaturgu amerikan dhe dy herë fitues i çmimit ‘Pulicer’. Ai u bë i famshëm për kontributin e tij në vepra të tilla si “Darkë në mes të ditës” dhe “Njeriu që erdhi për darkë”; po kështu edhe për filmin e vëllezërve Marks “Një natë në opera”.
1987. – Vdiq Andres Segovia, kitarist klasik spanjoll. Ai themeloi kitarën si një instrument klasik serioz. Kjo u arrit pas një numri të madh koncertesh dhe pas përshtatjeve për kitarë të shumë veprave të Bah-ut dhe Hendelit.
1999. – Më në fund gratë japoneze fituan të drejtën e përdorimit të pilulës për kontrollin e lindjeve. Këtë të drejtë ato e fituan pas më shumë se tre dekadash nga dalja në treg e kësaj pilule.
1999. – Vdiq në Paris në moshën 79 vjeçare, piktori francez, Oliver Debre. I lindur më 15 prill të vitit 1920 ne Paris, Debre, i vëllai i ish kryeministrit francez Mishel Debre, i ka paraqitur veprat e tij të para me 1941 në Paris.
2006. – Vdiq skulptori rus Vjaçesllav Klikov. Ai është një nga nismëtarët dhe organizatorët e Ditëve të alfabetit dhe kulturës sllovene, ndërsa ka qenë edhe kryetar i Fondit ndërkombëtar për alfabet dhe kulturë sllovene.
2012. – Gjykata egjiptiane me burgim të përjetshëm e dënoi presidentin e rrëzuar egjiptian Hosni Mubarak, i cili së bashku me djemtë e tij dhe shefat e shërbimeve të sigurisë ishte akuzuar për vrasje të protestuesve dhe për korrupsion. Mubaraku është lideri i parë arab i cili është dënuar në atdhe. Prokuroria kërkoi dënim me vdekje.
(MIA)