• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

20 vjet Avokati i Popullit

May 30, 2018
in LAJME
20 vjet Avokati i Popullit
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e jubileut 20 vjet Avokati i Popullit, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet panel diskutim me temë “Institucioni Avokati i Popullit në Republikën e Maqedonisë: fillimi, zhvillimi dhe sfidat.

Panel diskutimin, siç është paralajmëruar, do të hap kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, Avokati i Popullit Ixhet Memeti, kryetarja e Shoqatës së Ombudsmaneve të Mesdheut dhe Ombudsmane e Republikës së Shqipërisë, Erinda Balanca, ndërsa përmes videove urime për jubileun do të dërgojë Ombudsmania e BE-së, Emili O’Rajli. Në emër të Komisarit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës do të drejtohet Bojana Urumova.

Në panel diskutim do të marrë pjesë edhe Avokati i Popullit Memeti, kryetari i mëparshëm i Kuvendit Tito Petkovski, kryetari i Rrjetit evropian të Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI) Lora Vidoviç – Ombudsmane e Kroacisë, Ombudsmania e Bosnjë e Hercegovinës Jasminka Xhumur, si dhe Ombudsmani i mëparshëm i Shqipërisë, Ermir Dobjani.

Në kuadër të mbledhjes së dhjetë jubilare të Shoqatës së Ombudsmanëve të Vendeve Mesdhetare (AOM), sot dhe nesër gjithashtu në Shkup do të mbahet konferencë me temë “Avokati i Popullit si mbrojtës i të drejtave sociale, kulturore dhe ekologjike”, ku do të marrin pjesë ombudsmanët dhe përfaqësues të Institucioneve të ombudsmanëve nga vendet anëtare të Shoqatës.

Dita e parë e Konferencës, e cila do të fillojë në ora 14:00 në h.Holidej In, do t’i kushtohet “Rolit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave sociale të kategorive të rrezikuara” dhe “Rolin e Avokatit të popullit në mbrojtjen e të drejtave kulturore”.

Në ditën e dytë të konferencës do të diskutohet në temën “Roli i Avokatit të Popullit si mbrojtës i të drejtave nga mjedisi jetësor”, ndërsa është paraparë edhe miratimi i Deklaratës së Asociacionit.

(MIA)

Tags: Avokati i PopullitJUBILE
Next Post
Konferencë vjetore për mekanizmin IPA2

Konferencë vjetore për mekanizmin IPA2

Delegacioni i LOE në Forumin ekonomik Francë – Ballkan 2018

Delegacioni i LOE në Forumin ekonomik Francë - Ballkan 2018

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom