• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Thirrje për shpërndarje të 3,4 milionë eurove për përshpejtues biznesi dhe ekspansion teknologjik

May 29, 2018
in BALLINA, EKONOMI
Thirrje për shpërndarje të 3,4 milionë eurove për përshpejtues biznesi dhe ekspansion teknologjik
Share on FacebookShare on Twitter

Shteti me 3,4 milionë euro do të ndihmojë në formimin e përshpejtuesve ku të rinjtë do të hapin biznese personale dhe do të nxit ekspansion teknologjik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes furnizimit të teknologjisë dhe pajisjes për rritje të konkurrencës.

Thirrja me të cilën do të shpërndahen grantet me dy instrumentet e reja, që për herë të parë do të zbatohen përmes Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT), është publikuar sot dhe do të zgjat deri më 27 korrik të këtij viti.

Drejtori i FIZHT, Jovan Despotovski në konferencën për shtyp theksoi se pritet nga 3,4 milionë eurot e parashikuara së bashku me investimet nga shfrytëzuesit të gjenerohen të paktën 5,5 milionë euro. Qëllimi është që të mbështetet krijimi i bizneseve me rritje të shpejtë dhe të nxitet krijimi i vendeve të punës që paguhen mirë me rroga prej 30.000 deri 100.000 denarë.

Pritet që shfrytëzues të parave për hapje të përshpejtuesve të biznesit të jenë fakultetet nga drejtimet teknike, pushtetet lokale dhe kompanitë inventive. Ato do të mbështeten me 75 për qind nga investimi i plotë, ndërsa 25 për qind tjera duhet t’i sigurojnë vetë. Maksimum 20 për qind e mjeteve që do t’i marrin duhet t’i shpenzojnë për menaxhim të projektit, ndërsa të paktën 80 për qind të përfundojnë tek start-ap-et, respektivisht tek kompanitë e formuara.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev pret që të formohen të paktën katër përshpejtues, të cilët do të merrnin financa nga gjysmë milionë euro, të cilat do të ishin nga gjithë territori i shtetit. Për masat e reja, siç informoi, janë zbatuar përvojat ndërkombëtare nga fusha.

“Atë që e bën Maqedonia nuk është asgjë e shpikur tani, por është rrëfim i suksesshëm në Izrael dhe në shtetet tjera ku janë formuar përshpejtues. Një nga kompanitë më inventive momentalisht në botë që ka shpikur model të automjetit autonom me senzorë është zhvilluar në tip të këtillë të përshpejtuesve në Izrael dhe më vonë e shitur për 16,5 miliardë euro”, tha në konferencën për shtyp Angjushev.

Grantet që ndahen me dy instrumentet e reja janë pjesë e huasë në vlerë prej 9,5 milionë euro të siguruara për FIZHT nga Banka botërore në vitin 2013, nga të cilat deri para një viti janë shfrytëzuar nëntë për qind. (MIA)

Tags: ekonomikeFIZHTpërshpejtuesverrogateknologjikzhvillim
Next Post
30 maji ndër shekuj

30 maji ndër shekuj

Parashikimi i motit

Mot me diell dhe ngrohtë,  me vranësira të vogla mesatare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom