• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Anita Angellovska – Bezhovska do ta marrë funksionin guvernatore e BPRM

May 22, 2018
in LAJME
Anita Angellovska – Bezhovska do ta marrë funksionin guvernatore e BPRM
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatorja e sapozgjedhur e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë Anita Angellovska – Bezhoska sot do ta marrë funksionin nga guvernatori i deritanishëm Dimitar Bogov.

Pranim-dorëzimi i funksionit do të kryhet në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Anita Angellovska – Bezhoska ishte zgjedhur dje nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në propozim të presidentit të Republikës së Maqedonisë. Për të votuan 81 deputetë, të përmbajtur dhe kundër nuk pati.

Angellovska Bezhoska është  gruaja e parë në këtë pozicion. Vjen nga pozita e zëvendësguvernatores në Bankë, ku ishte rizgjedhur vitin e kaluar në shtator.

Presidenti Gjorge Ivanov e propozoi Angellovska-Bezhoska për guvernatore të BPRM-së pasi që paraprakisht i propozuari Dimitar Bogov u tërhoq nga kandidatura, pas kritikave nga shumica në pushtet.

Ivanov në propozimin e vet theksoi se Angellovska-Bezhoska, ecila vjen nga radhët e profesionistëve dhe strukturave udhëheqëse të BPRM-së, është zgjidhje për pozitën e guvernatorit, me çka do të vazhdohej kontinuiteti i punës pozitive dhe udhëheqjes së suksesshme të politikës monetare të Republikës së Maqedonisë.

Angellovska-Bezhoska tetë vite ishte në funksionin zëvendësgurvernatore e BPRM-së, e angazhuar për sferat e politikës monetare, hulumtimit dhe statistikës.

Prej vitit 2004 deri në vitin 2010 Angellovska-Bezhoska ishte ekonomiste kryesore në BPRM. Njëherit, ka qenë e angazhuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Uashington në Sektorin për politika makroekonomike në vendet evropiane dhe në Sektorin për politika fiskale. Angellovska-Bezhoska ka marrë pjesë në disa misione negociuese të FMN-së për arritjeve të aranzhmaneve mes fondit dhe vendeve-anëtare. Prej vitit 1996 deri në vitin 2004 ajo ka punuar në Ministrinë e Financave ku ka punuar në disa pozita, nga bashkëpunëtor profesionist për sistem financiar, këshilltare për përgatitje dhe ekzekutim të buxhetit, udhëheqëse e sektorit Trezor pranë sekretarit shtetëror të Ministrisë së Financave. Angellovska-Bezhoska u pajis me titullin doktore e shkencave në Fakultetin ekonomik në Lubjanë në vitin 2015, ndërsa tema e disertacionit të saj të doktoraturës është “Koordinimi i politikës monetare dge fiskale në Republikën e Maqedonisë”.

Guvernator i BPRM-së në shtatë vitet e fundit ishte Dimitar Bogov.

(MIA)

Tags: AnAnita Angellovska- BezhovskaBPRMGUVERNATORJA E RE
Next Post
Mot me vranësira të ndryshueshme me shi lokal dhe vetëtima

Mot i ndryshueshëm, vende-vende me shi të rrëmbyeshëm

Ankand humanitar për maturantët nga SOS Fshati i fëmijëve

Ankand humanitar për maturantët nga SOS Fshati i fëmijëve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom