Liderët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq janë të gatshëm për bashkëpunim intensiv me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut politik me ndërmjetësimin e BE-së, kumtoi shërbimi për Politikë të Jashtme i BE-së pas negociatave të dy liderëve me Federika Mogerinin në Sofje, ku sot do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
“Dy liderët e konfirmuan gatishmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin intensiv me përfaqësuesen e lartë të BE-së për arritjen e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, që është element kryesor për transformimin e gjithë rajonit”, qëndron në kumtesë.
Brukseli kërkon që të zgjidhet konflikti midis Beogradit dhe Prishtinës dhe ndërmjetëson në dialogun e tyre. (MIA)