Deputetët e Partisë Socialiste, Vlladanka Aviroviq dhe Lupço Dimovski në seancën e sotme të 45-të kuvendore nuk iu bashkuan kolegëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët në fillim e braktisën seancën sepse shumica qeveritare nuk kishte kuorum të siguruar.
Aviroviq dhe Dimovski mbetën në sallën plenare me çka mundësuan të arrihet kuorumi i nevojshëm prej 61 deputetëve për fillimin e seancës.
Partia Socialiste disa vite ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Deputetët e kësaj partie në fillim të muajit nuk e nënshkruan iniciativën e VMRO-DPMNE-së për votimin e mosbesimit të Qeverisë në Kuvend. Aviroviq atëherë sqaroi se nuk ka kurrfarë ndryshim në veprimet politike të PS-së. ndërsa interpelancën e Qeverisë nuk e nënshkruan sepse ishin të penguar.
Nga PS-ja tani për tani nuk ka koment nëse qëndrimi i deputetëve të tyre në seancën e sotme do të thotë ndryshim i politikës partiake.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.