• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

“To Vima”: Koha po kalon ndërsa gjithnjë e më larg zgjidhjes

April 30, 2018
in LAJME
“To Vima”: Koha po kalon ndërsa gjithnjë e më larg zgjidhjes
Share on FacebookShare on Twitter

Në 20 ditëshin e fundit, atmosfera  gjatë bisedave për emrin në asgjë nuk kujton  në buzëqeshjet dhe optimizmin që në fillim i dërgonin para dhe pas takimit, Aleksis Cipras me Zoran Zaev në Davos janarin e kaluar, kështu gazeta “To Vima”, e fillon tekstin e përkushtuar në ngjarjet e fundit në relacionin Shkup-Athinë.

Në analizë me titull “Koha kalon ndërsa gjithnjë e më larg zgjidhjes”, gazetari me përvojë shkruan se po zvogëlohet hapësira për marrëveshje, sepse edhe më tutje është i patejkalueshëm dallimi për erga omnes dhe ndryshimi i Kushtetutës. Këto, sipas “To Vima” ishin edhe pengesat kryesore të takimit të mëparshëm në Vjenë,  takim që ka lëvizur “në drejtim të kundërt  nga optimizmi i shprehur publikisht më parë i komisarit Han”.

“Koha po kalon. Tashmë duket se të dyja palët filluan të mendojnë,  jo vetëm në skenarët e mira, por edhe në mënyrën e menaxhimit me lojën e hedhjes së fajit në rast të mossuksesit të negociatave. Diplomatët e huaj,   gjithashtu paraqiten me siguri pesimistë. Siç thonë, nëse afati deri në verë kalon, nga vjeshta të dy vendet hyjnë në periudhën parazgjedhore, shkruan “To Vima”.

Siç njoftoi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, gazeta i përmend takimet e ardhme të shefave të dy diplomacive, në fund të javës në Selanik dhe më 11 dhe 12 maj në Sunio, në afërsi të Athinës, por edhe mundësia për takimin e Zoran Zaevit dhe Aleksis Cipras në Samitin në Sofje më 17 maj. Në kryeqytetin bullgar atëherë do të mbahet mbledhja e BE- Ballkani Perëndimor.

“Takimi në Sofje për palën greke është datë përfundimtare deri në të cilin Cipras do të vlerësojë nëse ndoshta ka hapësirë ta marrë çmimin politik për zgjidhje të çështjes së Maqedonisë. Këtë e përmendin burimet qeveritare, ditëve të fundit për “To Vima”, duke shtuar se kryeministri pastaj do të duhet ta fokusojë energjinë e tij vetëm në negociatat për periudhën e pas memorandumit. Përderisa lejojnë rrethanat, mund të realizohet takim me homologun e tij të Shkupit  Zoran Zaev në Sofje,  në të cilin do të sillen vendime përfundimtare, pozitive ose negative”, shkruan “To Vima”.

Burimi: MIA

Tags: BullgariciprassamitTo VimaZaev
Next Post
Zaev: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, do të rritet shumica parlamentare

Zaev: Rikonstruimi i qeverisë varet nga bisedimet me partitë

VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në takimin joformal me ministrat për parashtrimin e pyetjeve

Pothuajse gjysma e deputetëve vjet nuk janë paraqitur për të marrë fjalën

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom