Dyert e NATO-s janë të hapura për ju. Porosinë të cilën e dërgoi NATO-ja është se secili komb sovran ka të drejtë ta zgjedh rrugën e vet. Shkupi zgjodhi të bëhet anëtar i NATO-s. Dëshirojmë t’ju përshëndesim si anëtarja e 30-të e Aleancës.
Këtë e tha shefi i Zyres së NATO-s në Shkup, Gorazd Bartol në fjalimin në konferencën “Maqedonia: Integrimi euroatlantik, sfidat dhe mundësitë e reja”, që u mbajt sot në MPJ.
“Dyert e NATO-s janë të hapura për juve. Kjo është paraparë ehde me marrëveshjen nga Uashingtoni. Zgjerimi i NATO-s është shembull për sukses. Me zgjerimin e Aleancës rritet prosperiteti dhe stabiliteti i Evropës. Inkuadrimi i fundit në NATO është shembull për këtë. Kjo dërgon sinjal të qartë se politika e dyerve të hapura të NATO-s mbetet kredibile. Aleatët u pajtuan se NATO-ja do ta ftojë vendin e juaj që të inkuadrohet në Aleancë menjlherë sa të gjejë zgjidhje të pranueshme për të dy palët për emrin. Dëshirojmë t’ju përshëndesim si anëtare e 30-të e Aleancës”, tha Bartol.
Ai e përshëndeti suklsesin e vendit me rekomandimin e marrë nga KE-ja për fillimin e negociatave me BE-në dhe shtoi se NATO-ja llogarit në vendin dhe pjesëmarrjen e tij në misionin në Afganistan, si dhe ndihmën në misionin e KFOR-it.
Konferenca është në organizim të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë MPJ-së, në bashkëpunim me Qendrën evropiane për studime të sigurisë Xhorxh Marshall dhe Marshall qendrës së Republikës së Maqedonisë – Asociacioni i studentëve alumnë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.