Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Gjermani, ku sipas paralajmërimeve do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të hapjes së negociatave me Shqipërinë .
Kjo vizitë, siç transmeton ATSH-ja, vjen pas rekomandimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë, gjatë javës së kaluar nga ana e Komisionit Evropian.
Ditën e djeshme në Tiranë ishte Presidenti i Këshillit Europian, Donald, Tusk i cili deklaroi se Shqipëria e meritoi rekomandimin pozitiv të KE për hapjen e negociatave.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.