• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Serbia me strategji: Tri pikat kundër Kosovës që nuk do të ndryshojnë

April 23, 2018
in BALLINA, BOTA
Serbia me strategji: Tri pikat kundër Kosovës që nuk do të ndryshojnë
Share on FacebookShare on Twitter

Beogradi zyrtar i është përgjigjur Platformës së Kosovës për bisedime me Serbinë. Për t’iu kundërvënë asaj Platforme, janë publikuar dy projekt-strategji kundër Kosovës për të cilat thuhet se do të zhvillohet një debat publik

Kështu, si quhen projektet, Projekt-strategjia e Sigurisë Kombëtare dhe ajo e mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, theksojnë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në këto projekt-propozime, pjesë nga të cilat ka publikuar gazeta “Blic” e Beogradit, theksohet se Serbia do ta vazhdojë bashkëpunimin me NATO-n dhe me Organizatën për Siguri Kolektive (Rusia dhe disa vende të ish – Bashkimit Sovjetik) si vend ushtarak neutral, do t’iu ofrojë përkrahje të plotë pjesëmarrjes së serbëve në institucionet e Kosovës.

Aty theksohet se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por, siç thuhet, “për interes të stabilitetit rajonal dhe për marrëdhënie sa më të mira serbo-shqiptare, do ta vazhdojë dialogun me institucionet në Prishtinë me ndërmjetësim të BE-së.

Shtohet se Serbia përpiqet për zbatimin “pikë për pikë të marrëveshjeve të Brukselit ndërsa do të angazhohet që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata e KB-së, sidomos në OKB. Ajo premton se se do të ndërmarrë të gjithë të gjitha hapat në përputhej me Rezolutën e KB-së 1244.

Theksohet se Serbia përpiqet për moszvogëlim të pranisë së KFOR-it dhe kundërshton transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, sepse, parashikon, kështu do të destabilizohej situata në Kosovë dhe do të shkatërrohej siguria në rajon.

“Serbia është e përcaktuar për dialog e bashkëpunim me partnerët tradicionalë. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral e multilateral me këto shtete, synimi do të jetë në vazhdimin e pozicionit të tyre për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës”, theksohet ndër të tjera aty.


Burimi: GazetaExpress

Tags: Kosovëplatforma kosovesSerbistrategji
Next Post
“Tanku” vazhdon më 25 prill

"Tanku" vazhdon më 25 prill

Lëshohet në përdorim autostrada Demir Kapi – Smokvicë

Lëshohet në përdorim autostrada Demir Kapi - Smokvicë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom