• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Rekomandimi i pastër rezultat i përpjekjeve të Qeverisë, por edhe i bashkëpunimit të opozitës

April 19, 2018
in LAJME
Rekomandimi i pastër rezultat i përpjekjeve të Qeverisë, por edhe i bashkëpunimit të opozitës
Share on FacebookShare on Twitter

Rekomandimi i pastër i Komisionit evropian është rezultat i përpjekjeve të Qeverisë, por edhe i bashkëpunimit të opozitës, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini sot gjatë fjalimit para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, e cila shprehi kënaqësi që opozita u kthye në trupin ligjdhënës.

“Ju e ndani obligimin për të ardhmen e qytetarëve tuaj. Qeveria ka përgjegjësi t’i ndajë hapësirë opozitës për përfshirjen e plotë, ndërsa opozita ka përgjegjësi të kyçet në tërë këtë punë. Keni përgjegjësi t’i identifikoni interesat nacionale dhe prioritetet e vendit tuaj, keni përgjegjësi kolektive të bashkëpunoni me institucionet në mënyrë që të arrini rezultate në prioritetet nacionale”, i porositi sot Mogerini deputetët e Maqedonisë.

Shtoi se Maqedonia është kthyer në rrugën drejt bashkimit Evropian dhe ai është vendi ku Maqedonia duhet të ndodhet.

“Kur do të kujtohem se çka ka ndodhur këtu, në Kuvend, para një viti, dhe çka po ndodhë tani, mund të them se kaluat një rrugë të gjatë. Është pozitive që u kthyet në rrugë, e kaluat krizën më të keqe politike dhe institucionale, me të cilën ndonjëherë jeni përballur. Rekomandimi është arritje e madhe për të gjithë në vend dhe ai para së gjithash është arritje falë vendosshmërisë së secilit qytetar të këtij vendi”, tha Mogerini.

I lavëdroi reformat e deritanishme, miratimin e ligjeve në sferat e rëndësishme, por përsëriti se tani nevojitet që vendi të fokusohet në implementimin e tyre.

Shfaqi bindje se negociatat me Greqinë do të çojnë drejt zgjidhjes për kontestin për emrin, e cila do t’i kënaqë të dyja palët dhe do të jetë bazë për unitetin e ardhshëm të kontinentit evropian.

Burimi: MIA

Next Post
Nëse kjo është drejtësi evropiane, le ti marrin gjykatësit tonë!

Nëse kjo është drejtësi evropiane, le ti marrin gjykatësit tonë!

MBPEU mori nga BE-ja treqind kompjuterë dhe 18 automjete

MBPEU mori nga BE-ja treqind kompjuterë dhe 18 automjete

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom