• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Në ditën e sotme

April 19, 2018
in LAJME
Në ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

1587. – Flota britanike nën komandën e admiralit Frensis Drejk e mori qytetin Kadis në Spanjë.

1588. – Vdiq Paolo Veroneze, një nga piktorët e mëdhenj të shkollës veneciane të shekullit të 16-të.

1713. – Perandori i Shenjtë i Romës, Karl VI, shpalli një sanksion pragmatik, duke u dhënë grave të drejtat e zotërimit të pronave të Habsburgëve.

1775. – Lufta amerikane për pavarësi filloi me disfatën e britanikëve afër Leksingtonit dhe Konkordit.

1783. – Kongresi i SHBA-së shpalli se me fitore përfundoi lufta për pavarësi nga Britania e Madhe.

1824. – Vdiq nga ethet poeti anglez, Lord Bajron, ndërsa po ndihmonte rebelët grekë në luftën kundër turqve.

1839. – U nënshkrua Traktati i Londrës, që vendoste njohjen e Mbretërisë së Belgjikës nga të gjitha shtetet e Europës.

1850. – U nënshkrua marrëveshja Klejton-Buluer, sipas së cilës Britania dhe SHBA ranë dakord të mos marrin kontrollin ekskluziv të Kanalit të Panamasë.

1877. – U botua në Bukuresht abetarja e Vasil Dhimitër Rusos me titull “Pellazgjika”. Për veprat politike kundër shtetit autori u dënua me tre vjet burgim prej gjyqit turk të Beratit. Është e njohur vendosmëria e rilindasit tonë të madh për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, për shkollën dhe arsimin shqip, për ruajtjen e kulturës dhe të identitetit tonë kombëtar.

1882. – Vdiq Çarls Darvin, natyralist anglez që zhvilloi teorinë e evolucionit të shprehur në “Origjina e llojeve me mjetet e seleksionimit natyror”.

1894. – Vdiq poeti i madh anglez Xhorxh Bajron. Në korrik 1809, gjatë një udhëtimi nëpër Mesdhe, romantiku rebel, këngëtari dhe përkrahësi i flaktë i luftës për liri dhe demokraci, vizitoi edhe Shqipërinë dhe qëndroi për një kohë në oborrin e Ali Pashë Tepelenës. Në kryeveprën e tij “Çajld Harold” poeti hedh përshtypjet e thella që i la Shqipëria dhe shqiptarët gjatë udhëtimit të tij në trojet arbërore.

1906. – Vritet në Paris kimisti dhe mjeku francez, Pierre Kyri. Së bashku me gruan e tij, Marie, ai punoi mbi magnetizmin dhe radioaktivitetin.

1943. – Në Luftën e Dytë Botërore, hebrejtë polakë u ngritën dhe dëbuan 2 mijë trupa gjermanë nga Getoja e Varshavës, në atë që u quajt një kryengritje e dështuar kundër nazistëve.

1967. – Vdiq burri i shtetit dhe kancelari gjerman (1949-63) Konrad Adenauer. Ai ndoqi një politikë të partneritetit me NATO-n dhe Bashkimin Doganor Europian në rindërtimin e Gjermanisë Perëndimore.

1971. – Sierra Leone u bë republikë në gjirin e Komonuelthit.

1971. – Rusia lëshoi në orbitën e Tokës stacionin e saj të hapësirës “Saljut”.

1983. – Shqipëria aderoi në kushtetutën e Organizatës për zhvillimin industrial të Kombeve të Bashkuara “Unido”.

1993. – Mbretëria e Holandës e njohu pavarësinë e Republikës së Maqedonisë.

1998. – Shefi i diplomacisë gjermane Klaus Kinkel deklaroi se Kosova nuk duhet të jetë “shkëndija e dytë” e zjarrit në Ballkan. Në një fjalim të mbajtur në Bundestag, ai theksoi se: “Ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund dhunës”.

2001. – Vera Bruehne, e burgosura më e famshme gjermane e pasluftës, e implikuar në një nga enigmat më të mëdha kriminale të historisë gjyqësore të vendit, vdiq në moshën 91 vjeçare, pranë Universitetit Teknik të Mynihut. Vera Bruehne u dënua në vitin 1962 me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurit dhe të fejuarës së tij.

2007. – Vdiq aktori francez Zhan-Pjer Kasel. Lindi në Paris në tetor të vitit 1932 si djali i një doktori dhe një këngëtareje operistike. Filmat “Rruga e mbarë”, “Tre musketarët” dhe “Katër musketarët”, Sharmi diskret i burzhoazisë”, “Ferri”, “Ceremonia”, “Pret-a-porte.


Извор: МИА

Tags: 19 prillNë ditën e sotme
Next Post
Knut Flekenshtajn, eurodeputet

Knut Flekenshtajn, eurodeputet

Është kërkuar përjashtim i këshillit gjyqësor për rastin “Dhunë në Qendër”

Është kërkuar përjashtim i këshillit gjyqësor për rastin "Dhunë në Qendër"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom