Një ditë pas shpalljes së Raportit për përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve në të cilin KE dha rekomandim të pastër për fillim të negociatave inkuadruese, në vizitë zyrtare në vend sot do të qëndrojnë zëvendëskryetari i Komisionit evropian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe komisari për politikë evropiane dhe fqinjësopre dhe zgjerim, Johanes Han.
Sipas paralajmërimeve, Mogerini do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, pas çka është paraparë konferencë e tyre e përbashkët për shtyp. Përfaqësuesja e lartë e BE-së nesër do të ketë paraqitje në Parlament. Eurokomisari Han, ndërkaq, gjithashtu, do të realizojë takim zyrtar me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev, pas çka do të mbajnë konferencë të përbashlët për shtyp. Han do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi, si dhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa do të marrë pjesë edhe në drejën kryeministrore në Samitin digjital që në dy ditët në vijim do të mbahet në Shkup.
Mogerini në konferencë për shtyp ku u kumtuan raportet theksoi se porosia pozitive të cilën e priste Shkupi nga KE-ja erdhi dhe shprehi bindje vendet e rajonit do t’i zbatojnë reformat dhe do të tregojnë rezultate konkrete, sepse, siç tha, qytetarët e atyre vendeve e presin këtë nga autoritetet e tyre.
Pas shpalljes së raportit, eurokomisari Han në deklaratë për MIA-n porositi se ky rekomandim i pastër duhet të jetë motivim për reformat si dhe për emrin.
“Tani është me rëndësi që procesi të vazhdojë dhe ky rast të shfrytëzohet që të vazhdohet me progresin e reformave. Vërejtjet kryesore deri te autoritetet janë se duhet të ballafaqohen me korrupsionin, t’i kryejnë çështjet të cilat janë pjesë nga prioritetet urgjente të reformave dhe të vijnë në zgjidhje përfundimtare për emrin”, deklaroi Han, duke shtuar se shpreson se “vendimi i sotëm do të jetë edhe një motivim i fortë që të vihet deri në zgjidhje për kontestin për emrin dhe të ecet milja e fundit”.
Kryeministri Zaev dje pas publikimit të Raportit theksoi se me marrjen e këtij rekomandimi të pçastër dhe të pakushtëzuar vendi është një hap më afër BE-së dhe arritjes së standardeve ekonomike të BE-së.
“Kjo do të thotë se Republika e Maqedonisë e plotëson kriterin themelor politik për anëtarësim në BE, që duhet të mundësojë fillim të negociatave për qasje në BE. Kjo, po ashtu, do të thotë se kriza politike është pas nesh dhe se BE-ja me kujdes dhe me respekt i ndjek proceset reformuese dhe politike dhe se kemi hyrë në procese të rregullta politike, si çdo shtet funksional demokratik”, tha kryeministri.
Ai vlerësoi se meritat më të mëdha për këtë dhe për zbatimin e proceseve reformuese i kanë qytetarët e RM-së, por ky është, theksoi sukes edhe i opozitës së kryesuar nga VMRO-DPMNE, sepse theksoi, me kthimin nl Kuvend, ajo e bëri hapin e vërtetë dhe tregoi se ka klimë të re politike në Maqedoni dhe se nuk janë harruar interesat shtetërorë.
Rekomandimi, theksoi ai, është erë e re më e madhe për realizimet e ardhshme, ndërsa në atë frymë të shpresës dhe gatishmërisë së sinqertë, shtoi, po bisedohet me fqinjin tonë Greqinë.
“Mbesim bashkërisht të përqëndruar në zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të cilin e kanë me emrin tonë kushtetues. Dëshirojmë shumë shpejtë ta zgjidhim këtë kontest dhe përgjithmonë ta mbyllim këtë çështje”, tha Zaev.
Theksoi se me të vërtetë ka përparim në këtë proces, e kjo i jep vullnet dhe optimizëm që në javët në vazhdim, të bëhen përpjekje për t’u gjetur zgjidhja për emrin para samitit të BE-së në qerdhor kur do të sillet edhe evndimi për datë të negociatave. Është shumë me rëndësi të zgjidhet kjo çështje prej dekadash e cila sipas të gjitha gjasave është çështja e fundit e hapur bilaterale që e ka Maqedonia, gjithsesi duke mbajtur kujdes për dinjitetin dhe identitetin”, tha kryeministri Zaev.
Rekomandimin e pakushtëzuar që e mori Maqedonia nga KE-ja e përshëndeti edhe minsitri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Rekomandimi i pakushtëzuar është fitore e madhe për të gjithë evropianët – qytetarë të Republikës së Maqedonisë – të cilët kanë ngritur zë dhe kanë arritur ta kthejnë shtetin në rrugën e vërtetë. Kjo është ditë e shkëlqyer për takime me miq evropianë, sidomos si Republikë e Çekisë, e cila është mbështetëse e fuqishme e integrimeve europiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe rajonit”, tha Dimitrov.
Euroambasadori Samuel Zhbogar në konferencë prë shtyp pas publikimit të raportit të KE-së i dërgoi urime qytetarëve të vendit për rekomandimin e pastër për fillim të negociatave parainkuadruese.
“I uroj qytetarët e vendit për bërjen e hapit shumë të rëndësishëm përpara, e kjo është marrja e rekomandimit të pastër për fillim të bisedimeve. Kjo nuk ishte e lehtë për vendin që kaloi momente të vështira vitet e kaluara. Mendoj se me orvatje të përbashkëta të të gjithë krerëve të shtetit, Parlamenti u përmirësua, Qeveria u angazhua në të gjitha fushat që janë theksuar në raportin tonë. Gjithë kjo është pasqyruar në raportin tonë dhe si rezultat i këtij Komisioni dha rekomandim”, theksoi Zhbogar.
Burimi: MIA