• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Në Gjinekologji nuk vdesin foshnjat që lindin në kohë, por ato që lindin para kohe

April 18, 2018
in LAJME
Në Gjinekologji nuk vdesin foshnjat që lindin në kohë, por ato që lindin para kohe
Share on FacebookShare on Twitter

Klinika për Gjinekologji konfirmoi se nuk ka vdekshmëri te foshnjat e lindura në kohë, por vetëm te ato të lindura para kohe, nga java e 22 deri në javën e 36. 

Siç ishte thënë në brifingun e sotëm me gazetarët, qytetarët këtë duhet ta dinë dhe njëherë e përgjithmonë të mposhtet frika, veçanërisht te nënat e reja, se në këtë spital vdesin foshnja.

Sipas drejtoreshës së Klinikës, Viktoria Jovanovska, në tremujorin e parë të vitit kanë vdekur 35 foshnja prej të cilave 10 janë lindur mes javëve 22 dhe 25 ose në muajin e pestë të shtatzënisë së nënës.

“Bëhet fjalë për fryt të papjekur ekstrem për të cilët ekziston dilemë etike nëse në përgjithësi mund të animohen. Organet e tyre (veshkat, mëlçia, sistemi i gjakut, truri), janë të paformuara mirë, ndërsa nuk kanë edhe kurrfarë mbrojtje nga infeksionet”, përmendi Jovanovska.

Sukses me foshnjat e tilla, potencoi, nuk ka asnjë vend në botë.

Primarius dr. Lila Kojiq sqaroi se, sipas përvojave amerikane  mbijetesa e foshnjave nga java e 25 e më tutje është 75 për qind, por ato deri në javën e 24 aspak nuk trajtohen, për to as nuk janë pyetur prindërit në lidhje me rianimimin eventual.

“Te ne nuk ka mundësi ligjore për atë, përkatësisht gjithçka që është e gjallë duhet të animohet  dhe me të veprohet sikur të jetë fryt  i 40 javëve edhe pse foshnjat nën 24 javë nuk kanë kurrfarë aftësie adaptuese për mjedisin e jashtëm, as nuk ekziston inkubator që mund t’i mbajë në jetë”, nënvizoi Kojiq.

Nga viti 1990 deri në nëntor të vitit 2017 në Klinikën e fëmijëve kanë mbijetuar vetëm katër foshnja 25 javëshe  dhe sapo kanë hyrë në javën e 26.

Sipas dr. Goran Koçovski, infeksionet  janë arsyet më të shpeshta për lindje të parakohshme. Statistika në suaza botërore tregon se rrezik numër një është tensioni i lartë i gjakut, si dhe anomalitë kongjenitale në mitrën e nënës.

Nga Gjinekologjia informojnë se po përgatitet Udhëzim klinik për zbulimin e hershëm të shtatzënisë së rrezikshme, por me udhëzimin nuk do të përfshihen lindjet e parakohshme.

Burimi: MIA

Tags: foshnjeGjinekologjiJovanovskavdekje
Next Post
#WikiGap – projekt për përfaqësim më të madh të grave

#WikiGap – projekt për përfaqësim më të madh të grave

Mogerini -Zaev: Maqedonia u kthye në rrugën e vërtetë

Mogerini -Zaev: Maqedonia u kthye në rrugën e vërtetë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom