Përfaqësuesja e KE, Federica Mogherini në fillimin e adresimit të përbashkët iu drejtua Kryeministrit Zoran Zaev me fjalët “ I dashur Zaev”, dhe shtoi se Maqedonia për vetëm disa muaj u kthye në rrugën e drejtë.
Ajo bëri thirrje për të gjithë të involvuarit të punojnë bashkë, edhe nga pushteti, edhe nga opozita.
“Kësaj here, kjo frymë duhet të vazhdojë”, tha Mogerini.
Ajo shpreson se së shpejti do të gjendet zgjidhje për kontestin për emrin me Greqinë.
“Para vetëm 8 muajve, ishte e pamundur të bisedohej për negociata, tani mendoj se ka kushte të fillojnë negociatat për marrjen e datës për hyrje në BE”, shtoi Mogerini.
Kryeministri Zaev është optimist se Maqedonia në qershor do të merr datë për negociata.
Ai nga Mogherini dhe përfaqësuesit tjerë evropianë kërkoi të na ndihmojnë në orvatjet të bëhemi pjesë e BE dhe NATO, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mundemi t’i mbajmë të rinjtë të mos e braktisin vendin dhe të mbeten këtu të punojnë dhe të kontribuojnë për shteti
D. Muratov.