• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Maqedonia e meritoi rekomandimin e pakushtëzuar

April 18, 2018
in LAJME
Maqedonia e meritoi rekomandimin e pakushtëzuar
Share on FacebookShare on Twitter

Vendi dhe qytetarët e merituan rekomandimin e pakushtëzuar. Anëtaret e BE-së e njohën punën e realizuar. Këtu jam që t’i paralajmëroj lajmet e mira të shumëpritura, për ta shënuar suksesin pas angazhimeve të gjata për tejkalimin e krizës, theksoi eurokomisari Han në dorëzimin e Raportit të KE-së për progresin e Maqedonisë, kryeministrit Zoran Zaev.

“Vendi kaloi nëpër një rrugë të gjatë edhe krahas sfidave të shumta dhe tani ndodhet fuqishëm në rrugën evropiane. Ka ndryshim pozitiv, është ripërtërirë ndjenja e transparencës, energjisë dhe shpresës. Ndjehen vibrimet e mira në vend dhe kjo duhet të shpërblehet”, thotë Han.

Theksoi se Maqedonia është shembull për ndryshime demokratike në rajon dhe se është i impresionuar nga ajo që është realizuar lidhur me prioritetet reformuese urgjente.

“Sinqerisht u uroj Juve, Qeverisë, Parlamentit dhe opozitës për mbështetjen e këtij qëllimi kombëtar”, tha Han në konferencën e përbashkët për shtyp me Zaevin.

Porositi se reformat nuk duhet të ndalen këtu, por të vazhdojnë, veçanërisht në gjyqësi.

Kryeministri Zaev tha se marrja e rekomandimit të pastër është një motiv i fortë për arritjen e objektivit të vështirë, por të arritshëm – fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Do të punojmë edhe më energjikisht që në qershor të marrim datën për negociatat. Vazhdojmë me reformat  thelbësore edhe pas Planin 3-6-9 do të konfirmojmë një plan të ri të reformave, theksoi Zaev.

Ai i falënderoi vendet e BE-së që e përkrahën Maqedoninë si dhe qytetarët e Maqedonisë dhe OJQ sektorin dhe të gjithë faktorët e tjerë për përpjekjet e përbashkëta.

“KE-ja e  ka vlerësuar  atë që është punuar. Në dy raportet e kaluara për shkak të krizës politike dhe  shtetit të robëruar, rekomandimet ishin suspenduar dhe shteti ishte kushtëzuar me reforma dhe ambient demokratik. Sivjet rekomandimi i pastër është i pakushtëzuar Maqedonia e përmbushi kriterin bazë demokratik për fillimin e negociatave”, tha Zaev.

Ai theksoi se integrimi në BE do të nënkuptojë një klimë më të mirë biznesi, paga më të larta dhe jetë më të mirë.

Burimi: MIA

Tags: çështa për emrinHanZaevzgjidhje
Next Post
Negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk do të fillojnë nesër dhe do të zgjasin më gjatë

Negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk do të fillojnë nesër dhe do të zgjasin më gjatë

Majk Pompeo ka pasur takim të fshehtë me Kim Xhong-un

Majk Pompeo ka pasur takim të fshehtë me Kim Xhong-un

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom