• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Odat nga rajoni në platformë për bashkëpunim ekipor me Francën

April 17, 2018
in LAJME
Odat nga rajoni në platformë për bashkëpunim ekipor me Francën
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) Danella Arsovska dhe kryetari i përfaqësisë së Odës Ekonomike Franceze në Serbi Dragolub Damjanoviq nënshkruan Marrëveshje për partneritet strategjik me qëllim që kompanive franceze të interesuara për investim në Ballkan t’u hapet treg më i madh, ofertë e shërbimeve dhe të vendoset një rrjet i vetëm rajonal Ekipi Francë – Ballkan.

Siç njofton LOE, në këtë drejtim fillon me punë platforma për rritje të investimeve të kompanive franceze në rajon, si dhe këmbim i rregullt i informatave për çështjet me interes posaçërisht sektorët të cilët kanë potencial.

Në zyrtarizimin e bashkëpunimit, krahas përfaqësuesve të Lidhjes së Odave Ekonomike morën pjesë edhe drejtoresha e përgjithshme e Odës Ekonomike Franceze në Serbi Sanja Ivaniq dhe ambasadori i Francës në Maqedoni Kristian Timonie, i cili e theksoi mbështetjen e tij për iniciativën.

“Ky është hapi i parë i cili duhet ta rrisë këmbimin tregtar midis Francës dhe vendeve të rajonit. Bashkëpunimi midis organizatave relevante nga rajoni do t’i nxitë kompanitë që të investojnë dhe të marrin informata të sakta, si dhe shërbime për zhvillim dhe zgjerim të biznesit të tyre. LOE do të kontribuojë drejt ndërtimit të partneriteteve midis Francës dhe Maqedonisë”, deklaroi Arsovska.

Qëllimi është, shtoi, të arrihet inkuadrim më efikas i bashkësisë afariste nga rajoni në projekte të përbashkëta, shoqërim i përbashkët dhe bashkëpunim me Francën.

Vitin e kaluar Franca ishte partneri i 23-të tregtar në këmbimin e jashtëm tregtar të Maqedonisë. 

Burimi: MIA

Next Post
Hyrja në Panairin jubilar të librit falas për vizitat e nxënësve në grup

Hyrja në Panairin jubilar të librit falas për vizitat e nxënësve në grup

AOGJSH reagon ndaj deklaratave për joproduktivitet të administratës

AOGJSH reagon ndaj deklaratave për joproduktivitet të administratës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom