Komisioni Evropian do të publikojë sot raport vjetor për progresin e eurointegrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin rekomandim për hapjen e negociatave inkuadruese.
Serbia dhe Mali i Zi mund të presin stimulim për vazhdimin e rrugës evropiane, por me theks në obligimin për përmbushjen e të gjitha kushteve.
BeH dhe Kosova mund të presin kritika për shkak të proceseve reformuese. Nga Kosova do të kërkohet përforcim i angazhimit për dialog me Serbinë dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, posaçërisht për formimin e AKS.
Bullgaria e cila kryeson me Unionin fuqishëm e mbështet zgjerimin e BE-së të Ballkanit Perëndimor. Për këtë dëshmon edhe samiti i shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që së shpejti do të mbahet në Sofje. Ky do të jetë samiti i parë i tillë pas atij në Selanik në vitin 2003 kur rajonit iu afrua perspektivë evropiane.
Burimi: MIA