• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Katimerini: “Lodhje në sprintin për çështjen e Shkupit”

April 17, 2018
in LAJME
Katimerini: “Lodhje në sprintin për çështjen e Shkupit”
Share on FacebookShare on Twitter

 Nën titullin “Lodhje në sprintin për çështjne e Shkupit” gazeta greke “Katimerini” i analizon ngjarjet e fundit në bisedimet për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Gazetari shkruan se edhe pse të dyja palët janë dakorduar për pothuajse të gjitha çështjet rajonale, megjithatë, mbeten të hapura temat qendrore, siç është erga omnes dhe revizioni kushtetues.

“Indikacion për lodhjen që ekziston në nivel të negociatave është fakti që takimet e ardhshme të Koxiasit dhe Dimitrovit, të cilët e mbajnë ‘shkopin e dirigjentit’ në negociatat diplomatike mes dy vendeve do të mbahen në fillim të majit. Përderisa, ndërkaq që tre takimet paraprake (Shkup, Vjenë, Ohër) u mbajtën në periudhë kohore prej rreth 20 ditëve. Praktikisht, kjo do të thotë se është tejkaluar afati fillestar kohor, që parashihte përfundim të bisedimeve në fund të marsit”, shkruan gazeta në aalizë.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, “Katimerini” e përmendë edhe skenarin themelor të palës greke, të bëhet revizion kushtetues në mënyrë që zgjidhja automatikisht të sjellë edhe njohje nën emrin e ri edhe në edhe jashtë vendit tonë. Megjithatë, gazetari komenton se qëllimi, posaçërisht i BE-së për “success story” të Ballkanit mund të çojë drejt presioneve dhe kthimit të skenarit fillestar prej para katër muajve, ajo për Marrëveshjen ndërkombëtare që do të sjellë garanca për ndryshime në kohë të afërt.

Ajo që, sipas “Ktimerinit”, tashmë e shqetëson Athinën është fillimi i “blame game”, përkatësisht hedhja e ndërsjelltë e fajit, nëse nuk kanë sukses negociatat. Mu për atë arsye Greqia “punon në krijimin e kushteve për vazhdim të bisedimeve”.

Gazeta e përmendë edhe shkrimin e Nimicit drejtuar dy ministrave të jashtëm dërguar në periudhën mes dy takimeve të fundit, atij në Vjenë dhe Ohër. Sipas informatave të “Katimerinit”, duket sikur i dërguari i posaçëm i KB-së në bisediemt për emrit vlerëson se mundësitë për përmirësim të rrethanave ekzistuese janë kufizuar, por se tani është momenti, që të dyja palët të shkojnë përpara dhe të arrjnë marrëveshje përfundimtare.

“Shkrimi i zotëri Nimicit nuk është vetëm tekst teknik dhe i rregullt, por sipas të gjitha gjasave udhëzim i cili i përfshin parametrat themelor për zgjidhje të mundshme. Ky interpretim nuk i pëlqen Athinës, kryesisht për shkak të asaj që nuk dëshiron përfshirje aktive të zotëri Nimicit në negociata, përveç ndërmjetësimin e tij. Përveç kësaj, kontaktet që në të kaluarën i aptën zotëri Koxias me zotërin Nimic, çdoherë patën dozë të caktuar të vështirësive”, shkruan “Katimerini”.

Gazeta komenton se parametrat e të dy vendeve janë të vendosur të shkojnë përpara në mënyrë që të zgjidhet çështja, ndërsa mes Zaevit dhe Ciprasit ekziston “kanal i drejtpërdrejtë i komunikimit, edhe pse deri tani ishte aktivizuar vetëm disa herë”.

Burimi: MIA

Next Post
Odat nga rajoni në platformë për bashkëpunim ekipor me Francën

Odat nga rajoni në platformë për bashkëpunim ekipor me Francën

Hyrja në Panairin jubilar të librit falas për vizitat e nxënësve në grup

Hyrja në Panairin jubilar të librit falas për vizitat e nxënësve në grup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom