• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

AOGJSH reagon ndaj deklaratave për joproduktivitet të administratës

April 17, 2018
in LAJME
AOGJSH reagon ndaj deklaratave për joproduktivitet të administratës
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e punëtorëve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (AOGJSH) reagon ndaj deklaratave  të kryeministrit për joproduktivitet të administratës dhe për atë se të punësuarit nuk meritojnë rritje të rrogave.

Për AOGJSH-në, deklaratat e tilla janë të papranueshme dhe me to kryeministri e përgjithëson gjendjen dhe krijon përshtypje se të gjithë të punësuarit në administratë janë jopunëtorë.

“Qëndrimi i tij se administrata nuk punon dhe se punon në parimin ‘luaj derën merr rrogë’, në të vërtetë tregon se qeveria, ministrat, drejtorët, udhëheqësit e sektorëve dhe reparteve të cilët i emëron Qeveria, janë ata të cilët duhet të jenë përgjegjës për menaxhimin e keq dhe fajin duhet ta kërkojë tek ata, e jo tek nëpunësit e administratës”, thonë nga AOGJSH.

Nga Sindikata kërkojnë nga kryeministri t’i rishqyrtojë qëndrimet e këtilla dhe, siç thonë, në vjeshtë presin rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe sektorin publik.

“Sindikata e AOGJSH-së dëshiron ta pyesë kryeministrin nëse e din se sa janë të ardhurat e të punësuarve në administratë, sepse këta të punësuar nuk kanë regres për pushim vjetor, kur ka qenë rritja e fundit e rrogave të tyre, nëse kanë kushte themelore për punë dhe nëse janë viktima të mobingut mu për shkak të drejtorëve apo udhëheqësve të vendosur politikisht? Nëse kryeministri mund të sqarojë përse të punësuar me përvojë pune tashmë mbi 25 vite ende kanë status të referentit të ri, ndërsa të sapopunësuar pa asnjë ditë përvojë pune bëhen udhëheqës, drejtorë e madje edhe ministra? Përse, për t’u zbatuar disa dispozita ligjore të cilat janë në dobi të punëtorit duhet të intervenojnë shërbimet inspektuese dhe të kërkohet mbrojtje gjyqësore dhe përse ende paguhen rroga me rregullore dhe vendime në vend se me marrëveshje kolektive dhe ligje”, pyesin nga AOGJSH.

Burimi: MIA

Tags: AdministratëAOGJSHreagim
Next Post
Maqedonia prej nesër organizatore e Samitit të parë dixhital të Ballkanit Perëndimor

Maqedonia prej nesër organizatore e Samitit të parë dixhital të Ballkanit Perëndimor

Prindërit kërkojnë nga Zaevi transkripta për “Monstrën”, Fetai pret të konfirmohet e vërteta

Prindërit kërkojnë nga Zaevi transkripta për "Monstrën", Fetai pret të konfirmohet e vërteta

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom