Forumi ndërkombëtar për barazi gjinore me mbi 700 pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës nga mbi 100 vende në botë, filloi sot në Stokholm, Suedi.
Konferencën e hapi ministrja për punë të jashtme Margot Volstrom e cila theksoi se strategjia feministë e politikës së jashtme të qeverisë Suedeze, e cila u promovua para tre vite. Strategjia bazohet në të drejtat themelore të njeriut, sipas të cilave, gruaja është e barabartë me burrin.
Konferenca vazhdoi me panelin e parë në përbërje nga katër ministre në qeverinë feministë të Suedisë. Ministres Volstrom iu bashkangjitën ministrja për zhvillim ndërkombëtar dhe klimë, Izabela Levin, ministrja për BE dhe tregti, An Linde dhe drejtoresha e Institutit Suedez ( organizatë – nikoqir i këtij forumi botëror), Anika Rembe.
“Nuk mund të ketë paqe kur gjysma e popullsisë nuk gjendet në tryezën ku sillen vendime”, tha ministrja suedeze për punë të jashtme, Volstrom.
“Gratë nga fitimi i tyre në tregti, bëjnë shumë më tepër punë për shoqërinë, derisa burrat i shpenzojnë paratë për vete”, tha ministrja Linde.
“Fitore e madhe ishte edhe ndryshimi i nenit të parë të Deklaratës Universale për të drejat e njeriut nga “All men are born equal…” në “All human beings…”, tha Veronika Birga nga Kombet e Bashkuara.
Mes pjesëmarrësve në këtë forum janë edhe Xhabir Deralla, presidenti i CIVIL -Qendrës për Liri. Është e paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Milla Carovska, Ministres për punë dhe politikë sociale të Maqedonisë.
Forumi ndërkombëtar për barazi gjinore i mblodhi në një vend përfaqësuesit e shoqërisë qytetare, qeverive, sektorit privat dhe akademisë nga e tërë bota që të intensifikohen orvatjet për botë të barabartë gjinore.
B.J.
Foto: Xh. Deralla