• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Në ditën e sotme

April 14, 2018
in LAJME
Në ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

– Sot është Dita e Shërbimit Doganor të Republikës së Maqedonisë. Doganat në Republikën e Maqedonisë për herë të parë e shënuan festën e tyre më 14 prill të vitit 1994.

1629. – Lindi Kristian Hujghens, shkencëtar dhe astronom holandez. Ai ka zbuluar unazat rreth Saturnit dhe ishte i pari që përdori pendulin për të rregulluar orën.

1685. –  Vdiq poeti anglez Tomas Otvej, tragjeditë e të cilit karakterizohen me dramë poetike dhe tragjedi të fuqishme. Veprat: “Vencia është shpëtuar”, “Jetim”, “Don Karlos”.

1759. – Vdiq organisti, violinisti dhe kompozitori Georg Friderik Handel. Midis oratoriave të tij më të njohura janë “Saul”, “Israeli në Egjipt” dhe “Mesiah”.

1849. – Hungaria shpalli pavarësinë e saj nga Austria me Luis Kostuth si udhëheqës të saj.

1865. – Abraham Linkolni, presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara, u qëllua nga Xhon Uilkës Buth në teatër dhe vdiq një ditë më vonë. Andrju Xhonson u bë president.

1917. – Vdiq Ludovik Lazarus Zamenhof, krijues i gjuhës Esperanto.

1927. – Me shkëmbim notash midis Shqipërisë dhe Austrisë, u përfundua marrëveshja provizore tregtare mbi bazën e reciprocitetit dhe të parimit të kombit më të favorizuar. Ajo hyri në fuqi tre muaj më vonë.

1929. – Lindi burrështetasi algjerian Shadëll Benxhedid, president i Algjerit nga viti 1979 deri në vitin 1992.

1931. – Spanja u shpall republikë, pasi mbreti Alfonso abdikoi dhe u largua nga vendi.

1945. – Gjenerali Franc von Papën u kap nga trupat aleatë në Gjermani në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Më vonë ai u padit në Gjyqin e Nurenbergut.

1981. – Anija amerikane e hapësirës “Kolumbia” e tipit shuttle bëri një ulje të përsosur në bazën e forcave ajrore Eduards pas fluturimit të saj të parë të provës.

1992. – Në garnizonin e Ohrit, arriti rekruti i parë, pjesëtarë i Armatës së Republikës së Maqedonisë.

1995. – Republika e Maqedonisë dhe Xhamahirija Popullore libaneze socialiste vendosën marrëdhënie diplomatike.

1999. – Pakistani kreu me sukses provën e një raketë balistike me një rreze prej 2 mijë km për të arritur Indinë. Një raketë e dytë u provua një ditë më vonë.

2000. – Duma shtetërore ruse pas një viti prolongim e ratifikoi Marrëveshjen Start-2 për zvogëlimin e armatimit bërthamor.

2001. – Vritet nga rebelët çeçenë, zëvendësprokurori në kryeqytetin çeçen, Grozni, Vladimir Moroz. Kjo vrasje, atentati i dytë kundër një funksionari të lartë të republikës brenda 48 orëve, ndodh në një kohë kur presidenti Vladimir Putin ndodhej për vizitë në republikën rebele.

2007. – Së paku 37 persona humbën jetën ndërsa 50 u lënduan në një shpërthim të automjetit-bombë në një stacion autobusësh në qytetin irakian shiitë Qerbelaja. Sulmi ka ndodhur rreth 200 metra nga tempulli Imam Hysein, ku është i varrosur nipi i profetit Muhamed (vendi i shenjtë më i rëndësishëm për shiitët). Qerbelaja ndodhet 80 kilometra në jug nga Bagdadi.

2008. – Vdiq Oli Xhonson, krijues i Bambit, njëri nga animatorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe pjesëtar i gjeneratës së parë legjendare të vizatuesve në kompaninë “Uollt Dizni”. Mori pjesë në animimin dhe realizimin e filmave vizatimore klasike siç janë “Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”, “Pinokio”, “E përhitura”, “Bukuroshja e fjetur”, “Njëqind e një dalmatinë”, “Alisa në botën e çudirave”, “Libër për xhunglën”.


Burim: MIA

Tags: 14 prillNë ditën e sotme
Next Post
Të burgosurit shembullorë do të vizitojnë ngjarje kulturore-artistike

Të burgosurit shembullorë do të vizitojnë ngjarje kulturore-artistike

Sela sot ballafaqohet në gjyq me sulmuesit e tij të 27 prillit

Vazhdon gjykimi për sulmin ndaj Selës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom