Këshilli i Sigurisë të Kombeve të Bashkuara sot do të mbajnë seancë urgjente me kërkesën e Rusisë. Temë e takimit është rreziku për paqen ndërkombëtare për shkak të sulmeve eventuale ajrore të SHBA-së dhe aleatëve ndaj Sirisë.
Rusia, me përkrahjen nga Kina dhe Bolivia kërkoi nga sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh që ta brifojë KB-në për situatën e sapokrijuar në Siri.
Takimi, cili është caktuar për në orën 16 sipas kohës së Evropës Mesdhetare do të jetë i hapur për opinionin.
Ambasadori rus në KB, Vasilij Nebenzja dje ka apeluar deri te SHBA-ja dhe aleatët e tij të distancohen nga aksionet ushtarake kundër Sirisë për shkak të gjoja sulmit me armë kimike, duke theksuar se “prioritet urgjent është të pengohet rreziku nga lufta”.
Ai duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse mendon në luftë mes SHBA-së dhe Rusisë, citoi se “për fat të keq, Rusia nuk mund të përjashtojë asnjë mundësi”.
“I pamë porositë të cilat vinë nga Uashingtoni. Janë shumë luftëtare”, potencon Nebenzja.
Ai shtoi se SHBA-ja e di se forcat ruse janë sistemuar në Siri.
“Rreziku i eskalimit është shumë më i madh kur bëhet fjalë për vetë Sirinë, sepse ushtria jonë është atje…Për atë situata është shumë e rrezikshme”, thekson ambasadori rus në KB.
Burimi: MIA