• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home RAJON

Nuk do të ketë tarifë për kuksianët që përdorin transportin publik në Rrugën e Kombit

April 12, 2018
in RAJON
Nuk do të ketë tarifë për kuksianët që përdorin transportin publik në Rrugën e Kombit
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri shqiptar i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se, për banorët e Kukësit që përdorin transportin publik në “Rrugën e Kombit” nuk do të ketë asnjë tarifë.

Në një intervistë televizive në Report TV, Gjiknuri tha se “qeveria do e marrë parasysh pjesën e komuniteteve në Kukës, Tropojë dhe Has.

“Jemi duke diskutuar që të ndryshohet kontrata për të adresuar disa shqetësime. Një ekip ndodhet në Kukës, ku po zhvillon takime me palët e interesuara për të mbledhur opinione për sektorë që mund të preken dhe bashkë me koncesionarin do të bëjmë ndryshimet e duhura. Ajo rrugë kalon në zonën më të varfër të vendit, por është me koston më të lartë dhe akoma nuk ka mbaruar”, tha Gjinkuri.

Sipas tij banorët e Kukësit që përdorin transportin publik nuk do të preken nga tarifat. Për banorët me mjete private do të ketë tarifë të reduktuar të arsyeshme. Për qytetarët e tjerë shqiptarë, shqiptarët e Kosovës dhe qytetarët e vendeve të tjera nuk do të ndryshojë tarifa, pra do të jetë 5 euro.

“Jemi në negociata me kompaninë dhe banorët e Kukësit dhe para verës do të vendoset në fuqi tarifa. Tarifa nuk do të ndikojë në uljen e pushuesve nga Kosova”, theksoi Gjiknuri, duke shtuar se  të gjitha shpenzimet që do të bëhen do të rrisin ekonominë e vendit.

Burimi: MIA

Tags: kukesrruga e kombitTARIFË
Next Post
Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom