• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Në ditën e sotme

April 12, 2018
in LAJME
Në ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

1654. – Irlanda dhe Skocia iu bashkuan Anglisë.

1861. – Të shtënat e baterive të artilerisë së milicisë në Karolinën e Jugut në orët e para të mëngjesit, shënuan fillimin e luftës civile amerikane. Objektivi i zjarrit të artilerisë ishte baza Fort Sumter e ushtrisë së Unionit në gjirin Çarleston. Karolina e Jugut ishte shkëputur nga Unioni katër muaj më parë dhe kishte kërkuar që t’i dorëzoheshin të gjitha pronat federale brenda kufijve të saj.

1903. – Ndërmjet stacionit hekurudhor në Istborn dhe qytezës Mids, në rajonin anglez Saseks, u vendos linja e parë e rregullt e autobusëve në botë.

1945. – Vdiq Franklin D. Roosevelt,politikan amerikan, kryetari i 32. i SHBA-ve. Roosevelti u zgjodh për herë të parë në vitin 1932, duke e mbështetur platformën e tij në premtimin për t’i nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga kriza e madhe ekonomike. Ai drejtoi zhvillimin industrial që i bëri Shtetet e Bashkuara një makinë të fuqishme ushtarake, të cilën ai e quajti arsenali i demokracisë në Luftën e Dytë Botërore. Ai udhëhoqi vendin gjatë kohës më të madhe të konfliktit. Ai ishte presidenti i parë që shfrytëzoi në maksimum radion për të shpjeguar politikën dhe planet e tij për vendin. Zëri i tij u bë i njohur për të gjithë amerikanët nëpërmjet transmetimeve të tij radiofonike, të ashtuquajtura biseda rreth vatrës. Dhe ishte radioja ajo që dha e para lajmin për vdekjen e tij nga hemorragjia cerebrale në shtëpinë e tij verore në Warm Springs të shtetit Georgia.

1961. – Kozmonauti Sovjetik Jurij Gagarin njeriu i parë fluturoi në gjithësi.

1966. – Aeroplanët amerikanë për herë të parë e bombarduan territorin e RD të Vietnamit, me çka filloi eskalimi i luftës në Indokinë.

1993. – Në Nju-Jork, ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë filluan negociatat për tejkalimin e mospajtimeve rreth emrit të Republikës së Maqedonisë dhe për atë se cili flamur do të mund të valojë para selisë së OKB-së.

1997. – U kthye në Tiranë Leka Zogu me familjen mbretërore. Ai ishte një ditësh kur u arratis shpura mbretërore më 7 prill 1939. Kongresi i Përmetit i pati ndaluar kthimin në Shqipëri familjes mbretërore. Leka Zogu i shpallur në Paris mbret i Shqipërisë në vitin 1961 u kthye në vendlindje në një kohë krize të rëndë për vendin.

2000. – Së paku 138 persona u përmbytën kur një anije ngarkuese prej druri, e stërmbushur, e cila u nis drejt Malajzisë, u fundos në afërsi të ishullit jugor filipinas, Xholo.

2002. – Në Venezuelë, në grusht-shtetin e ndihmuar nga Uashingtoni, u rrëzua nga pushteti presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike, Hugo Çavez. Për shef të shtetit u shpall punëdhënësi proamerikan, Pedro Karmona, por Çavez vetëm dy ditë më vonë u kthye në pushtet.

2008. – Me takimin ndërmjet dy liderëve, presidenti të Kinës, Hu Xhintao dhe nënpresidentit të Tajvanit, Vinsent Shujom, u ndërpre tradisa disadekadashe e marrëdhënieve “të tendosura” ndërmjet dy pjesëve të Kinës. Takimi i dy liderëve ishte takimi i parë i këtij lloji, që nga fundi i luftës qytetare në Kinë, e cila përfundoi në vitin 1949, me ikjen e forcave nacionaliste (antikomuniste) në Tajvan.

2012 – Në atarin e fshatit të Smillkovës ishin vrarë katër djelmosha të moshës 20-vjeçare, të gjithë nga Radishani i Shkupit dhe një 45-vjeçar nga Creshevo. U vranë me armë zjarri.

2017. Kineasti legjendar i Holivudit Mihael Balhaus ndërroi jetë në shtëpinë e tij në moshën 81-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.


Burimi: MIA

Tags: 12 prillNë ditën e sotme
Next Post
Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Filloi seancа e 40-të kuvendore, në rend dite mbi 60 propozim-ligje

Kuvendi e votoi besimin e Qeverisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom