Ljube Boshkovski do të jetë këshilltar i posaçëm për investime të huaja në Kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev.
Siç konfirmoi nga Qeveria për MIA-n, Boshkovski ishte i parë i radhitur nga kandidatët e paraqitur të cilët i plotësojnë kushtet në konkursin e shpallur.
Fidan Kolev do të jetë këshilltar i posaçëm për transport dhe lidhje. Ai ka qenë i vetmi i cili i ka plotësuar kushtet në konkursin e shpallur.
Këshilltar i posaçëm për zhvillim të shoqërisë multikulturore, interkulturalizmit dhe komunikimeve interkulturore do të jetë Rubin Zemon, i cili ishte i pari i radhitur nga të paraqiturit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit.
Fatmir Bytyqi është zgjedhur për këshilltar të posaçëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai ishte i vetmi i cili i ka plotësuar kushtet në konkursin e publikuar.
Këshilltar i posaçëm për rini dhe sport do të jetë Gjorgji Tasev, i cili ishte i vetmi i cili i ka plotësuar kushtet në konkursin e shpallur.
Burimi: MIA