Shtrirja e përdorimit të emrit, gjegjësisht kërkesa greke për erga omnes dhe revizion të Kushtetutës së Maqedonisë janë parakushtet e domosdoshme që i kërkon Athina për arritjen e zgjidhjes, derisa ndërkaq për Shkupin gjuha dhe identiteti janë pika kritike. Këto katër çështje, sipas teksteve të mediave greke nga periudha e kaluar, janë dallimet kryesore që ekzistojnë në pozicionet e të dyja vendeve në prag zë takimit të ri të dy ministrave të punëve të jashtme, të caktuar për nesër në Ohër.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, gazetarët në Greqi, komentojnë se takimi i nesërm i Nikolla Dimitrovit dhe Nikos Koxiasit veçanërisht është kritik lidhur me atë nëse do të tejkalohen dallimet dhe do të ketë përafrim shtesë të qëndrimeve. Kjo në Greqi që shpesh përmendet si shenjë pozitive është vullneti i shprehur i vazhduar dhe publik për zgjidhje .është nga të dyja palët.
Nikos Koxias, në Maqedoni do të mbërrijë nga Beogradi, ku sot do të ketë një sërë takimesh, ndërsa nga Ohri do të shkojë për në Prishtinë, në suaza të mini turineut të tij ballkanik.
Burimi: MIA