Turqia e ka paralajmëruar Francën se duhet të zgjedh mes saj dhe milicëve kurdë Forca për mbrojtje popullore, të cilat i dëshiron si aleatë në luftën në Siri kundër grupi “Shteti islamik” (SHI).
Ministri turk për Bashkimin Evropian, Omer Çelik pas takimit në Paris me ministrin francez të Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane Zhan-Iv De Druan, i bëri thirrje të veprojë me qëllim që forcat kurde ta braktisin rajonin në qytetin verior sirian Manbixh.
“Aleatët tanë duhet të bëjnë përzgjedhje në dobi të Turqisë në luftën kundër SHI-së, e jo të Forcave për mbrojte popullore. Dua të theksoj se ne preson që Franca të mos bëjë asgjë që t’i inkurajojë ose mbështesë Forcat për mbrojtje popullore”, tha Çelik.
Ai hodhi poshtë çdo mundësi që Parisi të ndërmjetësojë mes Ankarasë dhe Kurdëve sirianë, me justifikimin se ka dallimet tyre dhe Partisë Punëtore Kurde “e cila me dekada zhvillon fushatë kryengritëse në territorin turk”.
Le Drian muajin e kaluar pohoi se operacioni në Afrin është “sulm i thellë”, i cili “nuk është i justifikuar”.
Burimi: MIA