Në incidentin e armatosur që ka ndodhur dje në fshatin Reçicë e Vogël është vrarë Neip Rexhepi i degës së BDI-së Kumanovë, ndërsa deri më tani janë arrestuar katër persona, të cilët kanë marrë pjesë në këmbimzjarrin.
Mes personave të lënduar, sipas dëshmitarëve okularë është edhe vëllai i Neipit, Sabri Rexhepi, i cili ka marrë lëndime të lehta në këmbë.
Prokuroria themelore publike Tetovë mbrëmë kumtoi se në Reçicë të Vigël, në këmbimzjarrin mes dy grupeve e ka humbur jetën një person, ndërsa disa të tjerë janë lënduar. Shkaqet për këmbimzjarrin e shkaktuar momentalisht nuk dihen dhe pritet zbardhje e tyre.
Nga SPB Tetovë për MIA-n deklaruan se gjatë natës janë arrestuar edhe dy persona, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që ka marrë pjesë në këmbimzjarr.
Nga Spitali klinik është njoftuar se tek ata janë dërguar dy persona me plagë, njëri nga të cilët ka vdekur.
MPB-ja pritet që sot në konferencë shtypu të kumtojë më tepër detaje lidhur me incidentin në Reçicë të Vogël, Tetovë.
Incidenti, siç konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja, ka ndodhur në afërsi të “Shpar market” në Reçicë të Vogël. Këmbimzjarri ka filluar rreth orës 18:20 minuta kur një veturë Audi me targa të Kumanovës i ka dalë në rrugë një automjeti tjetër, pas së cilës dy persona nga automjeti i parë kanë filluar një zënkë verbale dhe ka ardhur deri te të shtënat.
Burimi: MIA