885. – Vdiq iluministi slloven Metodi, vëllai i Cirilit, me të cilin e formoi abetaren e parë sllovene.
1483. – Lindi si Rafaelo Sancio, piktori Italian Rafael. Mjeshtër i stilit të Rilindjes, ai ka dekoruar një pjesë të madhe të dhomës së Papës në Vatikan, Stanza della Segnatura. Ai vdiq në vitin 1520.
1528. – Vdiq piktori gjerman Alberht Direr, njëri ndër mjeshtrit më të mëdhenj të renesancës. Pikturonte natyrë, ndërsa punonte edhe akuarele.
1789. – Xhorxh Uashingtoni u zgjodh presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara. Ai ishte presidenti i vetëm që u zgjodh njëzëri.
1793. – Revolucionaret francezë të udhëhequr nga Zhorzh Zhak Dantoni krijuan një Komitet të Sigurimit Publik.
1909. – Komandanti i marinës amerikane, Robert Piri, arriti në Polin e Veriut në krye të një ekspeditë.
1917. – Në Luftën e Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Gjermanisë.
1929. – Lindi në Berlin dirigjenti, pianisti dhe kompozitori amerikan Andre Previn. I njohur për dirigjimin e muzikës klasike, sidomos të Shostakovicit, ai ka dirigjuar gjithashtu dhe ka kompozuar muzikë për filma, veçanërisht për “Xhoxhin” dhe “Porgi dhe Bes”.
1941. – Në Luftën e Dytë Botërore, Gjermania sulmoi Greqinë dhe Jugosllavinë dhe bombardoi Beogradin.
1942. – Japonia bombardoi Indinë për herë të parë dhe sulmoi portin e Madrasit.
1971. – Vdiq në Nju Jork kompozitori me origjinë ruse, Igor Stravinski. Ai ishte një nga figurat më të shquara muzikore dhe i njohur për baletet e tij “Riti i pranverës” dhe “Petrushka”.
1992. – Komuniteti Europian njohu Bosnjë – Hercegovinën si shtet të pavarur, gjë që çoi në shpërthimin e luftës mes qeverisë boshnjake dhe serbeve lokale, të cilët rrethuan kryeqytetin Sarajevë.
2000. – Ish kryeministri pakistanez, Navaz Sharif dënohet me burg të përjetshëm.
2000. – Vdiq ish presidenti i Tunizisë Habib Ben Ali Burgiba, udhëheqës në luftën për pavarësi.
2005. – Në moshën 81 vjeçare vdiq princi i Monakos Renie i Tretë. Ai sundoi me Monakon nga viti 1949 dhe ishte lider evropian i cili kohë më të gjatë mbeti në fron. Pasardhësi i tij është princi Albert. Renie i Tretë ishte i martuar me divën holivudiane Grejs Keli.
2007. – Vdiq regjisori italian Luixhi Komençini, themelues i Kinotekës italiane. Karrierën e filloi si kritik filmi, ndërsa debutoi me filmin dokumentar “Fëmijët në qytet” (viti 1946). Filmat: “Përjetimet e Pinokios”, “Bukë, dashuri dhe fantazi”.
Burimi: MIA