Bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit grek Aleksis Cipras mendojnë që marrëveshja eventuale për emrin në Parlamentin grek të votohet me shumicë të rritur prej 180, në vend të 151 deputetëve të deritanishëm, që si propozim tanimë ndodhet në tryezë, njoftojnë mediat greke.
Portalet informative In dhe Eurotoday shkruajnë se në kabinetin e Ciprasit ekziston debat për atë që marrëveshja të mbërrijë në Parlament, por të miratohet nga 180 deputetë, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Në qoftë se ekziston marrëveshja për emrin me IRJM-në, bashkëpunëtorët e kryeministrit po bisedojnë për atë që marrëveshjen ta dorëzojnë për votim në Parlament dhe të aprovohet, por jo me shumicë të thjeshtë. Diskutimi tani po zhvillohet që të kërkohet shumicë e rritur nga 180 deputetë. Kjo është për shkak të teorisë se bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk duhet të miratohet me shumicë të thjeshtë”, shkruan portali In.
Me analizë të ngjashme është edhe Eurotoday. “Kurrfarë dispozite kushtetuese nuk e obligon kryeministrin grek që ta vendosë kufirin në 180 deputetë, por siç shpjegon bashkëpunëtori i tij i afërt, “zgjidhja e një çështjeje kombëtare, që është e pazgjidhur 25 vite dhe të mos lejojë shumicë të thjeshtë”, shkruan portali Eurotoday.
Pikërisht çështja për votim të marrëveshjes eventuale me shumicë të rritur nga 180 deputetë është dërguar deri te zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministri pa resor Dimitris Xanakopulos, në brifingun e mbajtur para dy javësh.
“Sapo të arrihet marrëveshje Qeveria greke do ta kumtojë mënyrën me të cilën marrëveshja do të dërgohet në Parlamentin grek”, tha Xanakopulos më 20 mars në brifing me gazetarët.
Parlamentin grek e përbëjnë 300 deputetë, prej të cilëve 154 janë nga shumica qeveritare e SYRIZA-s dhe Grekët e Pavarur. Më shpesh, në qoftë se nuk ka kërkesë për shumicë të rritur, për një ligj ose vendim të votohet në parlamentin grek nevojiten 151 deputetë.
Në qoftë se konfirmohen shkrimet në media dhe kryeministri grek kërkon 180 vota pozitive, mbetet e hapur çështja se nëse marrëveshja eventuale për emrin, do të votohej nga Parlamenti, duke pasur parasysh atë se si në këtë moment qëndron gjërat në Greqi dhe duke gjykuar sipas deklaratave publike, Grekët e Pavarur dhe Lidhja e centralistëve janë kundër një emri me termin e përfshirë Maqedonia, ndërsa madje, Demokracia e Madhe, Potami dhe Aleanca Demokratike, tani për tani nuk i hapin kartat se si do të votonin, por dërgojnë edhe kritika deri te qeveria për mënyrën me të cilën menaxhon me çështjen për emrin.
Ndërkohë, përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë opozitare greke Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos, pas brifngut me shefin e diplomacisë Nikos Koxias për bisedimet për emrin deklaroi se “shqetësimi rritet” në partinë e tij.
“Pas brifingut të zotit Koxias me opozitën për çështjen e Shkupit, shqetësimet tona janë intensifikuar. Demokracia e Re mbetet fuqimisht në nevojën për një zgjidhje komplete, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, e cila tërësisht do të përgjigjet edhe në parakushtet konkrete që nga fillimi i kemi vendosur edhe në ndjeshmërinë e arsyeshme të grekëve. Pa zgjidhje të këtillë, nuk do t’i jepet IRJM-së mundësi për çfarëdo qoftë qasje të saj të mëtutjeshme në NATO dhe BE”, thotë zyrtari për politikë të jashtme në Demokraci të Re.
Deklarata e tij u përgënjeshtrua nga pre-shërbimi i Koxias, Kumtesa e Demokracisë së Re nuk përgjigjet me realitetin dhe është e pavërtetë, u theksua në pres-shërbimin.
Diku dy orë e gjysmë zgjati takimi i shefit të diplomacisë greke dhe përgjegjësit për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare Jorgos Kumucakos në suaza të aktiviteteve të Nikos Koxiasit t’i njoftojë partitë për negociatat me emrin.
Sipas korrespondentja të MIA-s në Athinë, takimi që u mbajt në MPJ-në greke, ishte i mbyllur për mediat, ndërsa Kumucakos pas përfundimit vetëm shkurtimisht komentoi se kanë biseduar gjerësisht. Megjithatë, nuk ka asnjë informacion për hollësitë dhe çfarë saktë kanë biseduar Koxias dhe Kumucakos.
“Kishim bisedë të gjerë për të cilin do ta njoftojë kryetarin e partisë, shkurtë tha përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re, duke dalë nga MPJ-ja greke.
Me takimin me Kumucakos, përfundoi cikli i informimit të partive greke nga ministri i Punëve të Jashtme.
Koxias, siç publikoi më parë MIA, të hënën u takua me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste Dhimitris Kucubas dhe me liderin e Potamit, Stavros Tgeodorakis, të martën me njeriun e parë të Lidhjes së centralistëve, Vasilis Levandis edhe me kryetarin e Lëvizjes për Ndryshim, Fofi Genimta.
Pasi kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotiakis kërkoi të brifohet nga kryeministri, e jo nga ministri, Nikos Koxias u takua me përgjegjësinë për politikë të jashtme në parti.
Burimi: MIA