Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë javën e ardhshme, do ta organizojë konferencën e shtatë vjetore hulumtues të titulluar “Pothuajse një dekadë pas krizës: Në rrugën drejt ciklit të ri global dhe normalizimit të politikës monetare”, e cila do të mbahet më 12 dhe 13 prill në Ohër.
Kjo konferencë tradicionalisht mbahet në shenjë shënimi të pavarësinë monetare të Republikës së Maqedonisë. Dita e parë e konferencës është dedikuar për prezantimin e materialeve hulumtuese nga bankat qendrore dhe institucionet akademike, ndërsa dita e dytë dedikohet për panel-diskutimet për politikat e përfaqësuesve në nivel të lartë.
Në konferencë është paralajmëruar prania, përveç e guvernatorit të BPRM-së Dimitar Bogov edhe të guvernatorëve të bankave qendrore të Belgjikës, Jan Smets, të Kroacisë, Boris Vujiçiq, të Shqipërisë Gent Sejko dhe të Kosovës Fehmi Memeti.
Në ditën e parë të Konferencës do të prezantohen materialet hulumtuese të përfaqësuesve të bankave qendrore të Polonisë, Çekisë, Indonezisë, Austrisë, Bakës Qendrore Evropiane, si dhe përfaqësues të institucioneve të njohura akademike nga Italia, Suedia dhe nga Maqedonia. Diskutimi për temat për materialet hulumtuese do të kenë përfaqësuesit e Shkollës londineze për ekonomi, Bankës Qendrore Evropiane, Universitetit nga Orleans, Franca dhe nga BPRM-ja. Në kuadër të ditës së parë të punës do të shqyrtohen shumë tema, midis të cilave: konvergjenca reale e vendeve të rajonit, integrimin financiar dhe drejtuesit e investimeve të huaja direkte, ndikimi i normalizimit të politikës monetare në vendet e zhvilluara ndaj vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, rezistenca e krizave, rreziqet bankare, kërkesat e kapitalit për bankat dhe qasja deri në financa në vendet e rajonit. Gjatë ditës së parë do të ndahet dhe Çmimi vjetor për punën më të mirë të një studiuesi të ri në fushën e makroekonomisë dhe të punës bankare.
Dita e dytë do të fillojë me ligjërim hyrës të guvernatorit të Bankës Qendrore të Belgjikës, në temën kryesore të Konferencës. Folës në panel diskutimin e parë, të paraparë për ditën e dytë të Konferencës janë guvernatorët e bankave qendrore të Maqedonisë, Belgjikës, Kroacisë, Shqipërisë dhe të Kosovës. Tema e panel-diskutimit të guvernatorëve është cikli i ri global dhe normalizimi i politikës monetare. Në panel-diskutimin e dytë do të marrin pjesë përfaqësuesi rajonal rezident i FMN-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, drejtori i Institutit të përbashkët të Vjenës, zëvendësdrejtori i Sektorit për ekonomi dhe politika të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe zëvendësguvernatori i Bankës së Sllovenisë. Tema në panel-diskutimin e dytë do të jenë rrjedhat kapitale – perspektivat dhe rreziqet e rajonit.
Në Konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shumë bankave qendrore të rajonit, BE-së dhe më gjerë, si dhe nga universitete të shquara botërore dhe organizata ndërkombëtare. Bankat nga Republika e Maqedonisë dhe institucionet tjera financiare, si dhe institucionet shtetërore, gjithashtu do të jenë të pranishëm me përfaqësues të tyre.
Kjo konferencë paraqet mundësi për këmbimin e përvojave me përfaqësuesit e bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare për çështje kyçe nga sfera e makroekonomisë, politikës monetare dhe stabilitetit financiar, si për përfaqësuesit e BPRM-së, ashti edhe për bankat vendore dhe institucionet tjera financiare.
Burimi: MIA