Bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit grek Aleksis Cipras mendojnë që marrëveshja eventuale për emrin në Parlamentin grek të votohet me shumicë të rritur prej 180, në vend të 151 deputetëve të deritanishëm, që si propozim tanimë ndodhet në tryezë, njoftojnë mediat greke.
Portalet informative In dhe Eurotoday shkruajnë se në kabinetin e Ciprasit ekziston debat për atë që marrëveshja të mbërrijë në Parlament, por të miratohet nga 180 deputetë, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Në qoftë se ekziston marrëveshja për emrin me IRJM-në, bashkëpunëtorët e kryeministrit po bisedojnë për atë që marrëveshjen ta dorëzojnë për votim në Parlament dhe të aprovohet, por jo me shumicë të thjeshtë. Diskutimi tani po zhvillohet që të kërkohet shumicë e rritur nga 180 deputetë. Kjo është për shkak të teorisë se bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk duhet të miratohet me shumicë të thjeshtë”, shkruan portali In.
Me analizë të ngjashme është edhe Eurotoday. “Kurrfarë dispozite kushtetuese nuk e obligon kryeministrin grek që ta vendosë kufirin në 180 deputetë, por siç shpjegon bashkëpunëtori i tij i afërt, “zgjidhja e një çështjeje kombëtare, që është e pazgjidhur 25 vite dhe të mos lejojë shumicë të thjeshtë”, shkruan portali Eurotoday.
Pikërisht çështja për votim të marrëveshjes eventuale me shumicë të rritur nga 180 deputetë është dërguar deri te zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministri pa resor Dimitris Xanakopulos, në brifingun e mbajtur para dy javësh.
“Sapo të arrihet marrëveshje Qeveria greke do ta kumtojë mënyrën me të cilën marrëveshja do të dërgohet në Parlamentin grek”, tha Xanakopulos më 20 mars në brifing me gazetarët.
Parlamentin grek e përbëjnë 300 deputetë, prej të cilëve 154 janë nga shumica qeveritare e SYRIZA-s dhe Grekët e Pavarur. Më shpesh, në qoftë se nuk ka kërkesë për shumicë të rritur, për një ligj ose vendim të votohet në parlamentin grek nevojiten 151 deputetë. Në qoftë se konfirmohen shkrimet në media dhe kryeministri grek kërkon 180 vota pozitive, mbetet e hapur çështja se nëse marrëveshja eventuale për emrin, do të votohej nga Parlamenti, duke pasur parasysh atë se si në këtë moment qëndron gjërat në Greqi dhe duke gjykuar sipas deklaratave publike, Grekët e Pavarur dhe Lidhja e centralistëve janë kundër një emri me termin e përfshirë Maqedonia, ndërsa madje, Demokracia e Madhe, Potami dhe Aleanca Demokratike, tani për tani nuk i hapin kartat se si do të votonin, por dërgojnë edhe kritika deri te qeveria për mënyrën me të cilën menaxhon me çështjen për emrin.
Mbetet enigmë edhe nëse ndoshta një pjesë e partive i kanë ndryshuar pozicionet e tyre pas takimeve me shefin e diplomacisë greke, i cili siç tanimë publikoi MIA, në tre ditët e kaluara i brifoi liderët e partive politike.
Burimi: MIA