Sikurse kishte paralajmëruar, opozita shqiptare ka nisur sot prej orës 10.00 protestat dhe mosbindjen civile duke kundërshtuar vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit, njofton ATSH.
Opozita ka bllokuar katër akse kryesore të qarkullimit që të sjellin në Tiranë. Kështu, akset e bllokuara nga protestuesit janë kryqëzimi në Milot, i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.
Gjithashtu, protestuesit kanë bllokuar edhe kryqëzimin në Çermë të Lushnjes si dhe kryqëzimin e Vorës.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga deputetë të opozitës dhe qytetarë po protestojnë në Vorë duke bllokuar qarkullimin ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në Bradashesh e shoqëruar nga deputetë të Elbasanit dhe Korçës.
Burimi: MIA